Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
Lajmin se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me operacionin “Bregdeti Ynë” e ka dhënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke theksuar se “do të pastrohet” i gjithë bregdeti nga ndërtesat e paligjshme.
Çuç, i cili ka publikuar edhe një video nga puna e bërë ka shkruar se IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim.
Shkaterroni ato dhe i hapni vend resorteve.
Përgjigju