Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel” .
Sipas burimeve policore, Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Sheq Marinas ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016, është arrestuar për kotrabandë mallrash në Vlorë.
Burime nga fshati Sheq Marinas bëjnë me dije se Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve '90, fillimisht me furgonë dhe njihet si njeri i qetë dhe i respektueshëm.
Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al