Kronikë

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar, pezullohet qarkullimi i mjeteve që kryejnë veprime doganore

4 Korrik, 09:02| Përditesimi: 4 Korrik, 09:52

  • Share

Sërish probleme në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Është pezulluar kalimi i automjeteve, të cilat duhet të kryejnë veprime doganore, por vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private.

Pezullimi vjen për shkak se në doganën greke të Mavromatit puna po kryhet me personel të kufizuar pas arrestimit të 13 punonjësve të doganës dhe drejtuesit të kësaj dogane në një operacion të kryer një ditë më parë.

Ata akuzohen për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Sipas mediave greke, hetimi ndaj tyre kishte filluar prej disa muajsh dhe janë kapur edhe biseda telefonike që vërtetojnë se doganierët ishin përfshirë në aktivitete të paligjshme, duke shmangur kontrollet në automjete dhe rimorkio, të cilat kalonin mallra kontrabandë nëpërmjet ryshfetit.

Për shkak të këtij operacioni, kalimi i automjeteve në doganën e Mavromatit u bllokua përkohësisht.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?