Një prej Call Center në Vlorë

Operacioni për Call Center-at një ditë më parë, lirohen 15 të shoqëruarit në Vlorë

9 Nëntor 2022, 09:59| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 10:04

  • Share

VLORË- Të gjithë të shoqëruarit një ditë më parë nga policia pas operacionit në Vlorë në ‘Call Center’ janë liruar. Policia konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar. Ndërkohë hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë në skenat e mashtrimit përmes Call Center.

Operacioni u zhvillua një ditë më parë nga SPAK, ndërsa dy ‘Call Centerat’ Eurovision dhe Reboot, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë janë bllokuar. Nga kërkimi në QKB rezulton se të dy kompanitë kanë një pronar, që është një biznesmen me emrin Alban Sinanaj. SPAK ka sekuestruar kompjuter dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të.

Një letër porosi e ardhur nga shteti spanjoll për ‘Call Centar-a’ më bazë në Shqipëri që mashtrojnë shumë qytetarë të këtij vendi, ka bërë që SPAK të urdhërojë një operacion në disa qytete të vendit. Forca policore spanjolle u panë një ditë më parë në Elbasan e Vlorë bashkë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa zhvilluan kontrolle në disa call-centera, me dyshimet për skema mashtrimi me kriptomonedha dhe bursa fiktive. Report Tv solli edhe pamjet ekskluzive nga operacioni i policisë spanjolle në katin e tretë të një qendre tregtare  në Elbasan, ku zhvillonte aktivitetin një call center. 

Call centera-t janë identifikuar nëpërmjet IP-ve.  Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?