Në një pjesë nga dosja voluminoze e operacionit 'Shpirti' tregohet momenti i arrestimit të dy trafikantëve të drogës, Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, të cilët kishin shkuar në 2016 në Itali për të dorëzuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Fiqiret Seferi dhe Fëraht Ajdini më pas u kthen bashkëpunëtorët e drejtësië.
Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini u ndaluan për kontroll nga Guardia di Finanza, të cilëve iu gjetën në makinë 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Pak para ndalimit Fiqiret Seferi ka marrë në celular Shpëtim Shehin, i cili bënte lidhjen e tyre me italiantët. Në bisedat telefonike Seferi i ka thënë me ankth Shehit të largohej se i kapën.
"ik, ik e pirdhu, ik e pirdhu! Na zunë, na zunë! Ik,Ik!", thotë Seferi.
Më pas, edhe Shpëtim Shehi ka kaluar në një kontroll nga policia. Shehi më pas ka telefonuar italianin Silvo që do të merrtë drogën në Itali duke i treguar për kontrollet.
Pjesë nga biseda:
SHEHI: më kane ndaluar për një kontroll në rrugë! Edi? (...) si ta them, këtë këtu hudhe fare
SHEHI: ehi i dashur!
Silvio: Ku je?
SHEHI: Po iki...jo, më kanë ndaluar për një kontroll në rruge, e di!
Silvio: ah!
SHEHI: E tani po shkoj te marr...nje mikun tim. sidoqofte (kollitet)...si ta them këtë këtu (skeden telefonike-ship) hudhe fare, kuptove sepse...
Silvio: Po, kuptova! Kuptova!
SHEHI: Nuk duhet hiç!
Silvio: mmh! kuptova! Dëgjo e...
SHEHI: Nesër...shifemi ec!
Silvio: ah mirë! E si të ja bëjmë pastaj!
SHEHI: E mië vi unë...ke tregu tani shifemi...
Silvio: Ah! Okay! Okay!
SHEHI: Mirë?
Silvio: Mirë okay, shëndet!
SHEHI: Sidoqoftë mirë, mirë shëndet.
Silvio: Okay, tani e hudh shëndet!
Lajmi kryesor:
Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'
SI.E./ReportTv.al