Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për mediat për megaoperacionin antidrogë u shpreh se janë goditur shpërndarësit e drogës nëpër shkolla. Balla tha se është kambanë alarmi fakti se është ulur mosha e përdorimit të drogës. Sipas Ballës po përdoren lloje drogrash sintetike të cilat janë një rrezik për jetën për të rinjtë ndërsa theksoi se do të shtohen masat.
'Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve. Ishte një operacion i mirëkoordinuar për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni shënoi rezultate impresionues enë luftën kundër drogës. Janë 214 masa sigurie shtuar këtu edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrollove në flagrancë. Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike duke filluar nëpër shkolla veçanërisht në shkolla të mesme. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Janë zbuluar llojë droge që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi por institucionet duhet të bëjnë reagim të gjithë së bashku. S’do lejojmë zona të lira për spacatorët e drogës.’- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
M.Q.//ReportTv.al