Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë! Avokati: S’pranuan akuzat, vetëm që janë përdorues

16 Shtator 2023, 13:21| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 15:02

  • Share

 

Janë lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli; për goditjen e trafikut të drogës.

Nga operacioni 'Tempulli' në gjithë vendin, u goditën 23 grupe që shisnin drogë, 233 të arrestuar

Një prononcim e ka pasur edhe një prej avokatëve, Edmond Dema.

“Për 10 kërkesat, u vendos që vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe arresti me burg për të gjithë. Akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike, nesër është një pjesë tjetër e të ndaluarve. Asnjë nga të arrestuarit s’ka pranuar akuzat, kanë thënë që janë përdorues.”- tha avokati.

10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë:

  • 1.       Eduart ahmeti ,
  • 2.        Idlir omeri, 
  • 3.       Bebeto Basha,
  • 4.        Julian Shabani,
  • 5.       Klajdi muca,
  • 6.       Ari Myrtaj,
  • 7.       Lisandro murati,
  • 8.       Gerand Nebiu,
  • 9.        Jurgen Breshani,
  • 10.   Arient dapa


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni 'Tempulli'/ EMRAT e të arrestuarve në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës e Vlorë! Një 71 vjeçar shiste heroinë në emër të djalit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?