Prokurori i SPAK Vladimir Mara i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me masat e sigurisë që janë ekzekutuar.
Nga ana tjetër Mara bëri me dije se janë dhe 5 zyrtarë të përfshirë për shpërdorim detyre.
Mara: "Në Republikën e Shqipërisë janë vendosur 30 masa sigurie të cilat janë arrest me burg. Nga këto në Itali dhe Shqipëri gjithsej janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Kishin aktivitete kriminale nga Amerika Latine, si dhe për një shtetas që kishte një kompani transporti. Janë ekzekutuar 42 masa sigurimi.
(Ndërhyn Dumani)
Dumani: "Ka pasur gjithsej 51 masa sigurimi, janë ekzekutuar 42 masa. Roli i personave që janë në masë sigurie, për 10 prej tyre ende nuk janë ekzekutuar masat, ku janë 5 raste zyrtarësh për shpërdorim detyre."- tha Mara
Nga ana tjetër më pas Mara i është përgjigjur dhe pyetjes së një tjetër gazetari lidhur me detajet mbi hetimin e pronarit të televizionit në Vlorë
"Përgjigjja është një. Krahas hetimit penal dhe ajo që kemi dyshuar na ka çuar në këtë zbulim. Është kapur dhe një televizion në Vlorë i cili është dhe një person i hetuar në kuadër të këtij hetimi penal."-tha Mara.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 masa sigurie, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
H.K/I.M/ReportTv.al
