Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani, u shpreh se mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane ka pasur një bashkëpunim perfekt. Rossi u shpreh se mafia shqiptare është një forcë e madhe, por që ai shpreh bindjen se aktiviteti i tyre do të hetohet falë bashkëpunimit.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu për luftën kundër mafias që ndajmë me prokurorinë e Barit dhe autoritetet shqiptare. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vjetësh për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo afërsi dhe kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme. Mafia shqiptare është një forcë e madhe, por jemi të bindur se populli shqiptar do ta luftojë këtë kancer, përmes bashkëpunimit që është perfekt dhe që mund të arrijë këtë objektiv.Për detajet e operacionit do të flasin kolegët e mi dhe këtë afërsi që ndodh mes nesh."- tha Rossi.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 masa sigurie, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
H.K/K.M/ReportTv.al
