Opozita ka akuzuar qeverinë menjëherë pas miratimit të projektbuxhetit se qeveria ka dyfishuar pagesat për koncesionet, por Ministrja Denaj ka sqaruar për Report TV, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, duke i hedhur poshtë këto pretendime.
“Në raport me investimet në infrastrukturë, të gjitha projektet e përfshira në projektbuxhet duke filluar nga financimet e akseve nacionale duke filluar nga Milot-Fieri, Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat apo edhe shumë baypasss ai Delvinë-Kardhiq, i Shkodrës, janë punë publike të nisura, dhe i vetmi investim që do të nisi është tuneli i Llogarasë, por që edhe ky është anonçuar më parë nga Kryeministri Edi Rama. Në vitin 2021 në kemi të parashikuara për pagesat e koncesioneve 14.5 miliardë lekë, nga 14 miliardë që ishin këtë vit por që ne u zvogëluan këtë vit për shkak të pandemisë dhe e dërguam në 7.8 miliardë lekë, pasi arritëm të negocionim dhe arritëm ta ulnim me 40% këtë fond të pagesave, dhe në 2019 ishin 13.7 miliardë lekë. Pra të thuash dyfish ndërkohë që ne e kemi ulur fondin për arsyet negocimi, është e gabuar”, tha Denaj.
Ministrja pohon se mund të ketë përsëri rishikim të pagesave të koncesioneve nëse do të jemi në një situatë emergjente me pandeminë.
“Vetëm nëse do të kemi një situatë pandemie të njëjtë me këtë të këtij viti, padyshim që do të kemi një negocim, kemi gjetur gjuhën dhe do të negociojmë sërish, por jo për arsye të tjera”, deklaroi Denaj.
Sa i takon prioriteteve për tërheqjen e investimeve Denaj pohoi se mund të ketë edhe zona të lira ekonomike (zona ku nuk paguhen taksa nga biznesi) për të thithur investitorët.
“Ne po përpiqemi që të jemi një treg kompetitiv nëpërmjet kualifikimit të fuqisë punëtore për ato kompani të huaja që duan të sjellin industrinë e tyre në Ballkan. Zonat e lira ekonomike janë pjesë e të njëjtit proces por duhet ta kuptojmë që nuk ndodh brenda një ditë dhe është i orientuar investimeve të huaja që do të sjellin në Shqipëri investitor që kanë interes për të investuar në zona të tjera ekonomike, por edhe në vendet e tjera. Shqipëria po lobon fuqishëm për të sjellë investitor”, thotë Denaj.
Lajmi kryesor:
Projekt-buxheti i 2021-shit/ Denaj për Report TV: Mbështetet në 3 shtylla, rindërtimi do sjellë rritje ekonomike! Paketë rimëkëmbje në varësi të situatës së COVID, do ketë garanci të tretë sovrane (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al