Opozita molotov drejt gazetarëve, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Përgjegjësit të dalin para ligjit


28 Maj, 14:59| Përditesimi: 29 Maj, 16:37

  • Share

Foto: Molotovi qe u hodh para bashkise, 28 maj 2024 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar njëzëri hedhjen e molotovëve nga opozita në drejtim të gazetarëve dhe operatorëve teksa po mbulonin një protestë përpara godinës së bashkisë. 

"Përmes një postimi në rrjete sociale, ata ftojmë autoritetet që të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të medias. Protestuesit hodhën koktejle molotovi të cilat përfunduan aty ku ishin duke punuar punonjësit e medias, të cilët ishin qartazi të identifikuar si të tillë" thuhet në njoftim e AGSH

AGSH dënon ashpër aktin, dhe ju bën thirrje drejtuesve të protestës që të mbajnë nën kontroll mbështetësit e tyre.

Ne i ftojmë autoritetet që të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të medias”thuhet në deklaratën e Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Momente paniku te protesta para bashkisë së Tiranës! Militantët e Rithemelimit hedhin molotov mes qytetarëve e gazetarëve! Vrapojnë të tmerruar, iu rrezikua jeta (VIDEO+ FOTO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?