Sociale

‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin

Sot është ‘Ora e Tokës’ ndaj të rinjtë e Lezhës u bënë pjesë e aktivitetit sensibilues për klimën dhe biodiversitetin. Përmes punimeve artistike dhe fletëpalosje informuese përcollën mesazhe per mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë.

‘Ora e Tokës’ shënohet çdo vit të shtunën e fundit të muajit Mars, ndaj miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë (20:00-21:00) për të treguar angazhimin e tyre në  mbrojtje të natyrës.

Jak Gjini, ekspert mjedisi tha se: “Dora e njeriut dhe ndryshimet klimatike e kanë vënë në presion të madh mjedisin natyror.”

Ndërsa në Vlorë, të rinjtë u bënë protagonistë të një tjetër veprimtarie për mjedisin, që përkon dhe me Ditën Ndërkombetare të Pyjeve.  Ata mblodhën mbeturinat që hedhin personat e papërgjegshëm në Pyllin e Sodës.

Ndërsa kryebashkaku i Vlorës,  Ermal Dredha theksoi se “Pylli i Sodës i perket gjithe qytetit dhe duhet mbajtur e ruajtur nga të gjithë, kjo për faktin se Vlora prioritet ka turizmin”.

Megjithatë, ndotja është një problem i vjetër në Pyllin e Sodës që ende s’ka marrë zgjidhje.  

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?