Kronikë

Vlorë/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur, 3 të arrestuar

14 Prill, 12:43| Përditesimi: 14 Prill, 12:55

  • Share

Vlorë- Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit.  Njëri prej tyre tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, ndërsa dy të tjerë u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

"Gjatë kontrolleve të intensifikuara të ushtruara nga shërbimet e qarkullimit rrugor në Vlorë, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh:

N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë duke ju ofruar atyre një shumë monetare prej 4000 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.

A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 S. Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur", informoi sot policia.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit Prill, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë vijuar kontrollet në akset urbane dhe interurbane, duke ndërhyrë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën në rrugë. Si rezultat janë:

Arrestuar 9 drejtues automjetesh

Pezulluar 6 leje drejtimi;

Vendosur 2525 masa administrative

Shkeljet më të konstatuara:

314 gjoba për parakalime të gabuara;

171 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;

124 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit ?;

51 drejtues të ndëshkuar për drejtim nën efektin e alkoolit;

51 masa për tejkalim të shpejtësisë përtej normave të lejuara

Rrugorja e Vlorës bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë, alkoolin dhe çdo shkelje që cenon jetën.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?