Çmimet botërore të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mars pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi “tronditje” nëpër tregjet për drithërat bazë dhe vajrat bimore, tha të premten Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Ndërprerja në flukset e eksporteve që rezultojnë nga pushtimi i 24 shkurtit dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë ka nxitur frikën e një krize globale urie, veçanërisht në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ku efektet tashmë po shfaqen.
Rusia dhe Ukraina, rajonet e mëdha të të cilave kultivojnë drithëra janë ndër furnizuesit kryesore të drithërave në botë, përbëjnë një pjesë të madhe të eksporteve në disa mallra kryesore, duke përfshirë grurin, vajin vegjetal dhe misrin.
"Çmimet botërore të mallrave ushqimore pësuan një rritje të rëndësishëm në mars për të arritur nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, pasi lufta në rajonin e Detit të Zi tronditi tregjet për drithërat bazë dhe vajrat bimore," tha FAO në një deklaratë.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 159.3 pikë në mars. Një rritje prej 12.6 për qind nga shkurti, muaji në të cilin tashmë ishte arritur niveli më i lartë që nga krijimi i indeksit në vitin 1990.
Indeksi ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të produkteve ushqimore të tregtuara gjerësisht. Niveli i fundit i indeksit ishte 33,6 për qind më i lartë se në mars 2021. Indeksi i çmimeve të drithërave për muajin mars tejkaloi atë të shkurtit me 17,1 për qind, i nxitur nga rritja e çmimeve të grurit dhe të drithërave të tjerë, të shkaktuar kryesisht nga lufta në Ukrainë.
Frika nga uria
Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin përkatësisht rreth 30 për qind dhe 20 për qind të eksporteve globale të grurit dhe misrit, gjatë tre viteve të fundit, sipas FAO. Luftimet e ashpra në Ukrainë vijojnë, në një kohë që ka filluar edhe sezoni i të mbjellave.
Çmimet e grurit u rritën me pothuajse 20 për qind, indeksi i çmimeve të vajit vegjetal të FAO-s u rrit me 23.2 për qind, i nxitur nga kuotimet më të larta për vajin e farës së lulediellit, nga i cili Ukraina është eksportuesi kryesor në botë.
Supermarketet spanjolle kanë racionuar shitjen e vajit të lulediellit për të ndaluar klientët të grumbullojnë rezerva për shkak të frikës së mungesës për shkak të luftës.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krijimin e "kjo krizë globale ushqimore".
Franca ka paralajmëruar se lufta ka rritur rrezikun e urisë në mbarë botën.
Konflikti ka rritur në nivele rekord gjithashtu çmimet e naftës dhe gazit, duke bërë që inflacioni të rritet më tej në të gjithë botën dhe duke ngritur shqetësime se mund të prishë rritjen ekonomike globale.
Shefja e re e “Co-op”, koperativës konsumatore britanike, një sipërmarrje e shitjes me pakicë e shumicë të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar njofton se çmimi i ushqimeve do të rriten, pasi do ketë edhe mungesë të furnizimit me disa artikuj, shkruan Reuters.
Shirine Khoury-Haq ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit vazhdon të jetë një sfidë e madhe mes mungesës së brokolit, marules dhe vajit të lulediellit në raftet e shitësit me pakicë.
“Ana e ofertës së gjërave është ende një sfidë e madhe globalisht. Për shembull, përmbytjet në Spanjë kanë ndikuar tek perimet jeshile si brokoli dhe marulet. Në mënyrë të ngjashme, situata në Ukrainë ka ndikuar në mungesën e vajit të lulediellit, kështu që ne e kuptojmë se gjërat ende po ndryshojnë gjatë gjithë kohës”, tha ajo.
Ajo shtoi se rritja e çmimeve është e detyruar pasi kostot më të larta të furnizimit shtojnë një sërë presionesh inflacioniste.
Zonja Khoury-Haq tha se biznesi duhet të përgatitet për “paqëndrueshmëri të mëtejshme” dhe të jetë i pozicionuar mirë për të reaguar ndaj çështjeve të mëtejshme të furnizimit.
Çmimet e konsumit në Irlandë u rritën me 6.7% deri në mars 2022, norma më e lartë vjetore e inflacionit që nga nëntori i vitit 2000.
Nafta dhe benzina u rritën përkatësisht me 46% dhe 35% nga viti në vit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 3.1%. Çmimet u rritën me 1.9% vetëm në mars, rritja më e madhe mujore që nga fillimi i serisë mujore të Indeksit të çmimeve të konsumatorit në 1997.
Gjatë vitit të kaluar, kostot e transportit janë rritur me 18.7%, ndërkohë që rritja e faturave ka rritur me 17.4% kostot e “Strehimit, Ujit, Energjisë Elektrike, Gazit dhe Karburanteve të Tjera”. Pijet Alkoolike dhe duhani janë 7% më të shtrenjta, raporton The Guardian.
Skeni pare gje akoma
Përgjigju