Kryemenaxheri i kompanisë me emrin tregtar “Gulf”, që mendohet se është “truri” i një skeme mashtruese, viktimë e së cilës kanë rënë mijëra qytetarë, disa firma të fuqishme, por edhe shteti shqiptar, duhet të jetë pjesë e një grupi biznesi, që ka hyrë në sektorin e hidrokarbureve me qëllim për të fituar në mënyrë joligjore.
Emri i krijuesit të skemës së tallonave me çmim të lirë është Albano Aliko. Ky nuk është as administrator dhe as pronar i kompanisë Gulf Oil Albania, por duket se pronarët dhe drejtuesit e vërtetë të saj, që janë nga ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë, apo edhe nga vende të cilësuara si “parajsa fiskale”, ja kanë besuar atij menaxhimin në një vend të panjohur për ta. Albano Aliko aktualisht është në kërkim nga organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në të njejtën kohë me administratorin gjeorgjian të “Gulfit”.
Kompanitë
Aliko ka filluar prej vitesh aktivitetin e tij në biznesin privat. Emri i tij figuron në të paktën shtatë kompani të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Interesante është të theksohet se në njerën prej tyre ai është bashkëpronar me shtetin. Fjala është për kompaninë KAP, e cila figuron të jetë aktive, ndonëse me balance negative vit pas viti, ku Albano Aliko është aksioner me paketën kontrolluese prej 82.5 për qind të aksioneve, ndërkohë që ministria e Ekonomisë – si përaqësuese e shtetit shqiptar – zotëron pjesën e mbetur prej 17.5 për qind të aksioneve.
Aliko rezulton të jetë administrator i këtij subjekti, që si objekt të veprimtarisë së tij ka fushën e peshkimit dhe të akuakulturës. KAP është krijuar në vitin 1999, ndërkohë që hyrja e Alikos si aksioner është realzuar në vitin 2007, në kohën e qeverisë Berisha.
Që në vitet 2012-2013 përmbaruesit privatë kanë goditur aksionet e Albano Alikos, duke e cilësuar atë si debitor për detyrime të tjera dhe duke ndaluar tjetërsimin e aksineve dhe aseteve të tjera të tij në kompani.
Në një kompani tjetër, ai figuron zotërues i 100% të aksioneve. Kompania quhet Europark, është krijuar në vitin 2009, por aktiviteti i saj është pezulluar një vit më pas. Objekti i kësaj kompanie ka qenë organizimi i parkingjeve.
Në katër kompani, Albano Aliko rezulton bashkaksioner me një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Apostol Goçi. Konkretisht, është fjala për kompanitë e sektorit të ndërtimit B 3 A dhe A 3. Në të dytën, Aliko dhe Goçi kanë zotëruar nga 33.33 për qind të aksioneve. Ajo është pezulluar në vitin 2009, ndërkohë që përmbaruesit sërisht kanë goditur me bllokime të aseteve të tyre.
Apostol Goçi ka dalë këto ditë në skenë edhe si bashkëpronar i “Gulfit”, me një kuotë prej 12.5 për qind të aksioneve, në përpjekje për të qetësuar konsumatorët, të cilët nuk arrijnë dot të shkëmbejnë tallonat e parapaguar me karburant.
Ky i fundit del në skenë sërish me Alikon në kompaninë “Viloil”, ku zotërojnë secili nga 50 për qind të kuotave dhe ku Albano Aliko është administrator. Përmbarimi ka goditur aksionet e tyre në vitet 2012, 2013 dhe së fundmi më 2017 për detyrime të pashlyera.
Nafta e ARMO-s
Tashmë është bërë e njohur se “Gulf” ka shitur në treg produktet e hidrokarbuara të prodhuara nga rafineria e naftës në pronësi të ARMO-s, me qendër në Ballsh. Në një moment të caktuar furnizimet nga kjo kompani u ndërprenë dhe, me sa duket, më pas është proceduar me rezervat e mbetura, deri në momentin kur pronarët e makinave u ndeshën me të papriturën e hidhur: tallonat e blera me parapagim nuk konvertoheshin në karburant. Ato ishin kthyer në letra të thjeshta pa vlerë.
Por, pas krijimit të një morie pa fund detyrimesh nga ana e ARMO-s, që në kohën kur pronar ishte Rezart Taçi e më pas, rafineria iu besua subjektit IRTC. Ndonëse edhe kjo e fundit iku me detyrime të tjera nga pas, duke filluar nga paga të papaguara që krijuan një kaos tek mijëra punonjës të rafinerisë, kompanitë që erdhën me të njejtën detyrë: Allum dhe Byllis Energy, sipas dëshmive të punonjësve të Ballshit, duket se kanë të njejtët drejtues si kohët e fundit.
Thjesht, me ndryshimin e emrave të kompanive kontraktore, është tentuar të shmangen detyrimet e krijuara tek të punësuarit, si dhe tek Tatimet apo Bashkitë, ndërkohë që zinxhiri i kalimit të përgjegjësive ka vijuar në hundë të shtetit.
Shteti
Ajo që e bën më problematike gjithë këtë çështje është roli i shtetit shqiptar. Në radhë të parë, shteti nuk ka patur asnjë informacion nga organet e tij të shumta e të specializuara për përgatitjen e një skeme mashtruese të radhës. Së dyti, ky shtet madje është edhe bashkëaksioner në biznese të rëndësishme me disa nga protagonistët e kësaj situate. Dhe së treti, askush nuk prononcohet se çfarë do të ndodhë me të mashtruarit.
Shtet i mbaruar. Vijne zorraxhinjte gjeorgjiane dhe bejne namin me keta barbonat shqiptare
Përgjigjumortja prokurorise qe i kane rrjedh edhe trute, mortja ba***ve te tatimeve qe i dine te gjitha, por v etem mbushin xhepat ... mortja dhe ty o milet qe rrin e shef dhe si nxjerr zvarre nga zyrat keta qelbesira!!!
PërgjigjuTalluni me njerezit e thjeshte talluni! Dihet qe ne shqiperi nese nuk je si Beso me shoke nuk ke b***e te mashtrosh, te besh trafik droge dhe te mos fitosh tendera e asete kombetare. Ne te tjeret? Per nje birre kur je ne timon te mbajne 4 muaj ne burg. Per 30 mije leke te vjetra energji " te vjedhur " var veten ne burg. Nuk ka bir ku**e qe me fut ne burg tha Saje Qorri.
PërgjigjuMBAs ketyre qendron nje emer.Fatos Nano me kelyshet e tij
PërgjigjuPer cfare jane organet e specializuara per tu marre me fukarenjte duke i denigruar nga te verfer ti bejne akoma me te varfer eeeeeeeeeeee. Mire na e beni e MERITOJME tani ne fushe jane Rama ose Basha asnje alternativ tjeter , nje KQZ qe nuk di shpenzime fushatash nje KOD zgjedhor qe vetem bejne zhurme dy muaj para zgjedhjesh qe nuk eshte i drejte eeeeeeeeeee. Faleminderit Hajdutave Nderkombetar qe jane pjese e lojes POR POR jepini azil fukarenjve dhe te drejta maskarenjve ndajini barabarte sepse ato qe japin per minimum jetik edhe ato i ndani bashke. E MERITOJME por jo kaq SHUME.
PërgjigjuNuk kuptoj vetëm diçka. Si ka mundësi që një person që ka detyrime tek tatimet hap e mbyll kompani te QKB? O jamë edhe këta në lojë për ndonjë kothere bukë ose është vet shteti që na mashtron. Në administratën Publike, një vërejtje nuk të lejon të futesh më në shtet ose të ngrihesh në karrierë, si ka mundësi që Besoja i Hajvanit që rrjep popullin vazhdon të livadhisi???
Përgjigju