Kronikë

Tritol pranë një pallati në Orikum, autori i maskuar hedh lëndën plasëse dhe largohet (VIDEO)

25 Shkurt, 08:28| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:59

  • Share

VLORË- Një person i maskuar ka vendosur tritol pran një pallati në Orikum të Vlorës. Arsyet dhe se për kë ka qenë tritoli nuk dihen, por kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar autorin e maskuar, i cili pasi ka hedhur lëndën plasëse dhe ka qëndruar aty për rreth 3 minuta që të sigurohej që ajo do shpërthente.

Si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë. Ngjarja sipas policisë vendore ndodhi rreth orës 03:15 (25 shkurt), në një ngushticë pas një pallati. 

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, tha policia.

Po merren dëshmi dhe verifikohen pamje nga kamerat e sigurisë për të zbuluar dinamikën dhe shënjestrën e sulmit të mundshëm.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?