Sociale

Orkestra e Forcave të Armatosura risjell meloditë e 'Ritfolk' në nëndetësen 105 në Pashaliman (VIDEO)

24 Gusht, 15:44| Përditesimi: 24 Gusht, 16:18

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pashalimani, ku nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë është kthyer në qendër të vëmendjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi performancën e vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, të cilët sollën në brigjet e Pashalimanit meloditë e "Ritfolk".

Sipas Ramës, ky aktivitet është një shembull i transformimit të simboleve të së kaluarës në hapësira të reja kulturore dhe artistike.

'Nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, ndërsa sot plaftormë e një projekti tërheqës, falë talentit të vajzave e djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, që risjellin meloditë e “Ritfolk” në brigjet e Pashaliman', tha ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PAVDEKËSIA: 24/08/2025 16:54

    Igjalli me të gjallë i vdekuri me të vdekurit.Kur të gjallët duan të kujtojnë(por jo të ngjallin të vdekurit, se nuk jan të zotët të ngjallin.Lërini ata ,ose ato në përjetësin e tyre.Tashmë të nderuar gazetar,e shtetas të atdheut me emër SHQIPËRI të kupfojmë se dy herë në historin e Shqipërisë ky vënd ka qënë zot i vetvehtss.

    Përgjigju
  • Lui: 24/08/2025 16:45

    Sa turp..!!! Mirë që nuk shpenzojnë për armatime e makineri në ushtri, por dhe këngët i bëjnë stonatura. Po habitemi me lloj lloj pseudokëngëtarësh që këndojnë mirë(sepse më shumë i bëjnë në kompjuter), kurse ju jeni profesionistë dhe të këndoni sikur jeni mbledhur te tavolina e lagjes sikur nuk ju shkon. Duke filluar që nga të kënduarit që nuk jeni sinkron bashkë në fjalë, e duke vazhduar me balancat e zërave që zëri i dytë dëgjohet më shumë se zëri i parë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?