Futbolli elitar spanjoll është në javën e 21-të. Gjithçka këtë të dielë filloi në orën 14:00, aty ku Osasuna mposhti 3-2 Getafen në "Pamplona". Në "Bernabeu", Real Madridi përmbysi 3-2 Almerian në një ndeshje që u vendos në dy ekstremet e saj mes polemikave nga miqtë. Barcelona mposhti 2-4 Betisin në Sevilla, në një ndeshje që nuk ishte dhe aq e lehtë sa duket në rezultat. Girona mposhti 5-1 në Katalonjë Sevillan për t'i marrë kreun Real Madridit.
105 minuta lojë, kaq ka zgjatur dueli i La Ligas mes Real Madridit dhe Almerias në "Bernabeu". Për raundin e 21-të në kampionat, 'Galaktikët' fituan 3-2 kundër Almerias në një ndeshje të çmendur me pesë gola dhe përmbysje. Tanimë djemtë e Ancelottit marrin kreun e renditjes. Ndeshja në Madrid nisi "malore" për të besuarit e Ancelottit, pasi pas vetëm 38 sekondave ishte Almeria që me Ramazanin kaloi në epërsi. Si të mos mjaftonte kaq, Gonzales shënoi të dytin për miqtë duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.Pjesa e dytë ishte e vrullshme për Realin, që shënoi me Bellingham nga penalltia në të 56 minutë, Vinicius në të 67 minutë dhe Carvajal në minutën e 99.
Barcelona siguroi një tripikësh të vyer në udhëtim, duke mundur 2-4 Betisin në Sevilla. Djemtë e Xavit nuk e patën të lehtë, paçka se shënuan në pjesën e parë me Torres. Sërish sulmuesi në minutën e 48-të do shënonte të dytin për Barçën dhe të dytin personal, para se Isco në minutat 56 dhe 59 të barazonte gjithçka me dopietën nga ana tjetër. Me duelin që ishte i hapur, duhej Joao Felix në të 90 minutë që të gjente rrjetën e tretë për miqtë, para se Ferran Torres në 90+2' të shënonte për 2-4, duke "vulosur" tri pikët e katalanasve.
Në stadiumin "El Sadar" të Pamplonas, Osasuna fitoi 3-2 me Getafen (VIDEO), kjo falë golave të Garcias, Munoz dhe Areso. Miqtë nga Madridi shënuan me Mayoral dhe Maksimovic.
La Liga, java 21:
E dielë
14:00 Osasuna 3-2 Getafe
16:15 Real Madrid 3-2 Almeria
18:30 Betis 2-4 Barcelona
21:00 Girona 5-1 Sevilla
Renditja:
Barcelona siguroi një tripikësh të vyer në udhëtim, duke mundur 2-4 Betisin në Sevilla. Djemtë e Xavit nuk e patën të lehtë, paçka se shënuan në pjesën e parë me Torres. Sërish sulmuesi në minutën e 48-të do shënonte të dytin për Barçën dhe të dytin personal, para se Isco në minutat 56 dhe 59 të barazonte gjithçka me dopietën nga ana tjetër. Me duelin që ishte i hapur, duhej Joao Felix në të 90 minutë që të gjente rrjetën e tretë për miqtë, para se Ferran Torres në 90+2' të shënonte për 2-4, duke "vulosur" tri pikët e katalanasve. Me këtë triumf, Barça ngjitet në kuotën e 44 pikëve për vendin e tretë, duke lënë pas Betisin me 31 pikë në pozitën e nëntë.
Real Madridi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Almerias në një ndeshje që zgjati 105 minuta dhe goli i fitores për "Galaktikët" u shënua në të 99 minutë. Miqtë që janë në vendin e fundit në La Liga kanë protestuar, duke thënë se ndihen të vjedhur.
Gjithçka i referohet golit të tretë shënuar nga Almeria në të 62 minutë. Aribas ndali sferën në rrjetë, me VAR-in që anuloi gjithçka për pretendimet e një faulli. Kaq ka mjaftuar që trajneri Garitano i miqve të tërbohej në stol, ndërsa lojtari i Almerias, Gonzalo Melero e vendosi barrën e fajit nga arbitrat.
"Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… shumë interpretime, si goli me dorë (nga 2-2 i Vinicius), ose është top me dorë, ose nuk është, por nuk duhet të shkoni kurrë në VAR . Thjesht nuk mundesh”.
Edhe shoku i tij i skuadrës, Marc Pubil e ka me këtë rast. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim dhe se nuk mund të përfundonte kështu. Asgjë tjetër për të thënë".
105 minuta lojë, kaq ka zgjatur dueli i La Ligas mes Real Madridit dhe Almerias në "Bernabeu". Për raundin e 21-të në kampionat, 'Galaktikët' fituan 3-2 kundër Almerias në një ndeshje të çmendur me pesë gola dhe përmbysje. Tanimë djemtë e Ancelottit marrin kreun e renditjes.
Ndeshja në Madrid nisi "malore" për të besuarit e Ancelottit, pasi pas vetëm 38 sekondave ishte Almeria që me Ramazanin kaloi në epërsi. Si të mos mjaftonte kaq, Gonzales shënoi të dytin për miqtë duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.
Pjesa e dytë ishte e vrullshme për Realin, që shënoi me Bellingham nga penalltia në të 56 minutë, Vinicius në të 67 minutë dhe Carvajal në minutën e 99. Sfida ishte me të vërtetë emocionuese, me Realin që shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë. Almeria me vetëm gjashtë pikë mban fundin e renditjes.