Barcelona siguroi një tripikësh të vyer në udhëtim, duke mundur 2-4 Betisin në Sevilla. Djemtë e Xavit nuk e patën të lehtë, paçka se shënuan në pjesën e parë me Torres. Sërish sulmuesi në minutën e 48-të do shënonte të dytin për Barçën dhe të dytin personal, para se Isco në minutat 56 dhe 59 të barazonte gjithçka me dopietën nga ana tjetër. Me duelin që ishte i hapur, duhej Joao Felix në të 90 minutë që të gjente rrjetën e tretë për miqtë, para se Ferran Torres në 90+2' të shënonte për 2-4, duke "vulosur" tri pikët e katalanasve. Me këtë triumf, Barça ngjitet në kuotën e 44 pikëve për vendin e tretë, duke lënë pas Betisin me 31 pikë në pozitën e nëntë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Girona 'shuplakë' Sevillas, katalanasit vijojnë në krye të La Ligës! Real Madrid fiton mes polemikave, Barça 'poker' Betisit
S.Dh/ReportTv.al