OSHE e Vlorës aksion për abuzuesit me energjinë elektrike, drejtori Avjer Hoxhaj: Synojmë të ndërgjegjësojmë abonentët

22 Dhjetor 2021, 10:18| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:09

  • Share

Mbrëmjen e djeshme disa grupe me punonjës dhe specialistë të OSHE së Vlorë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lagjet e qytetit të Vlorës.

Aksioni i cili është drejtuar nga kreu i kësaj ndërmarrje Avjer Hoxhaj ka për synim ndërgjegjësimin e abonentëve dhe vendosjen para ligjit të çdo abuzuesi të energjisë, por dhe për debitorët. Këto kontrolle kanë nisur në sezonin e dimrit pasi ka dhe abuzime.

Aksioni ka nisur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe do të vijojë çdo ditë. Ky është sensibilizim shprehet drejtuesi i OSHE, dhe kontrollet do të jenë të shtuara gjatë sezonit dimëror dhe çdo abonent do të procedohet penalisht në qoftë se do të ndërhyjë në matësa ose në rrjet. Çdo abonent si në qytet ashtu dhe në zonat rurale, por dhe në zonat bregdetare turistike do të jetë në filtrin e punonjësve të OSHEE-së.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?