Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që pati me presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Osmani tha se me Bidenin patën një bisedë të jashtëzakonshme, ku ai shprehu, sipas saj, përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës, afeksionin në raport me popullin e Kosovës dhe gatishmërinë që ShBA-të të vazhdojnë ta mbështesin paqen, sigurinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.
“Kemi diskutuar edhe çështje të tjera, që nuk do të doja tani të jap detaje, pasi ka qenë bisedë edhe konfidenciale pasi diskutimet tona me institucionet e ShBA-së do të vazhdojnë”.
“Jam besimplotë që në fazat e ardhshme, nuk po flas vetëm për dialogun, sepse Kosova dhe raportet tona me ShBA-në janë shumë më të mëdha sesa çka po ndodh me dialogun me Serbinë, të gjitha këto do të jenë në fazat e ardhshme, do të jenë për plot me lajme të mira”, tha Osmani në RTK.
Por, sipas Osmani, nga Kosova kërkohet që të veprojë në bashkërendim me ShBA-të, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta.
“Kërkohet edhe nga ne që të veprojmë në bashkërendim me ShBA-në, që të ulemi të diskutojmë se si është mënyra më e mirë për të arritur atë që duam bashkërisht, që Kosova të jetë sovrane në tërë territorin e saj, që t’i bashkohet ShBA-së në NATO por edhe institucione të tjera”, tha Osmani.
Lajmi kryesor:
Vrasja e policit në Kosovë, Osmani: Grupet kriminale kishin armatime për 400 persona, disa të prodhuara në Serbi! Draftin për asociacionin ta hartojmë me SHBA
SI.E./ReportTv.al