Vrasja e policit në Kosovë, Osmani: Grupet kriminale kishin armatime për 400 persona, disa të prodhuara në Serbi! Draftin për asociacionin ta hartojmë me SHBA

27 Shtator 2023, 21:43| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 23:02

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar.

Ajo tha se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërkaq, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup i tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Gjatë intervistës, Osmani foli edhe për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ajo tha se për të pasur sukses ky proces – që lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – duhet një përfshirje direkete të Uashingtonit.

“Unë nga fillimi e kam thënë që nuk shoh sukses pa përfshirjen direkte dhe pa rolin e udhëheqjes së SHBA-së në këtë proces. Këtë e dëshmon edhe historia. Në çdo proces në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, në qoftë se SHBA-ja nuk e merr rolin udhëheqës është problem që të kemi sukses në të ardhmen”, tha Osmani.

Presidentja sërish akuzoi Serbinë për "orkestrimin" e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ajo tha se armët që janë gjetur janë të njëjta që përdoren nga ushtria serbe.

"Plan i Serbisë, që ka qenë shumë më i madh sesa u realizua sepse ka qenë për një sulm të përmasave shumë më të mëdha sepse armatimi që është zënë ka qenë diku armatim për 400 persona", tha ajo.

Osmani tha se pasi të përfundojnë hetimet dhe, siç u shpreh, të vërtetohet se Serbia ka gisht në këtë ngjarje, BE-ja duhet të vendosë masa të ashpra ndaj Beogradit.

Sa i takon sanksioneve që BE ka vënë ndaj Kosovës, Osmani tha se është një qasje totalisht e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun, sepse në çdo proces ndërmjetësimi, parimi bazik është ai i barazisë ndërmjet palëve, parim i cili është paraparë edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Ohrit.

 “Mirëpo, në qoftë se vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar, ku Kosova duhet të vuajë masat e vëna nga BE për shkak të një veprimi, i cili ka qenë brenda territorit, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, thjeshtë, ka kryer një detyrë të saj kushtetuese, gjë që, si presidente e vendit mendoj se është dashur të koordinohet me partnerët tanë në mënyrë që të jetë shumë më i suksesshëm, që të mos lëndohet besimi, por megjithatë është veprim brenda territorit tonë, në përputhje me Kushtetutën tonë", ka thënë Osmani.

Asociacioni

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore. Për jetësimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të formojë Asociacionin, që është edhe kërkesa kryesore e Beogradit. Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik do të mund të cenonte funksionalitetin e shtetit. Por, SHBA-ja insiston se nuk do të lejojë që Asociacioni t’i ngjasojë entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

Ora 21:55
Osmani flet për takimin me Bidenin: Nga ne kërkohet të veprojmë në bashkërendim me ShBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që pati me presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Osmani tha se me Bidenin patën një bisedë të jashtëzakonshme, ku ai shprehu, sipas saj, përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës, afeksionin në raport me popullin e Kosovës dhe gatishmërinë që ShBA-të të vazhdojnë ta mbështesin paqen, sigurinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

“Kemi diskutuar edhe çështje të tjera, që nuk do të doja tani të jap detaje, pasi ka qenë bisedë edhe konfidenciale pasi diskutimet tona me institucionet e ShBA-së do të vazhdojnë”.

“Jam besimplotë që në fazat e ardhshme, nuk po flas vetëm për dialogun, sepse Kosova dhe raportet tona me ShBA-në janë shumë më të mëdha sesa çka po ndodh me dialogun me Serbinë, të gjitha këto do të jenë në fazat e ardhshme, do të jenë për plot me lajme të mira”, tha Osmani në RTK.

Por, sipas Osmani, nga Kosova kërkohet që të veprojë në bashkërendim me ShBA-të, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta.

“Kërkohet edhe nga ne që të veprojmë në bashkërendim me ShBA-në, që të ulemi të diskutojmë se si është mënyra më e mirë për të arritur atë që duam bashkërisht, që Kosova të jetë sovrane në tërë territorin e saj, që t’i bashkohet ShBA-së në NATO por edhe institucione të tjera”, tha Osmani.

Ora 21:54
Vrasja e policit në veri, Osmani: Nga BE presim masa jashtëzakonisht të ashpra ndaj Serbisë! Të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

1695844267_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani thotë se BE duhet të marrë masa jashtëzakonisht të ashpra ndaj Serbisë, pas ngjarjes së rëndë ku u vra efektivi Afrim Bunajku.

Sa i takon sanksioneve që BE ka vënë ndaj Kosovës, Osmani tha se është një qasje totalisht e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun, sepse në çdo proces ndërmjetësimi, parimi bazik është ai i barazisë ndërmjet palëve, parim i cili është paraparë edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Ohrit.

 “Mirëpo, në qoftë se vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar, ku Kosova duhet të vuajë masat e vëna nga BE për shkak të një veprimi, i cili ka qenë brenda territorit, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, thjeshtë, ka kryer një detyrë të saj kushtetuese, gjë që, si presidente e vendit mendoj se është dashur të koordinohet me partnerët tanë në mënyrë që të jetë shumë më i suksesshëm, që të mos lëndohet besimi, por megjithatë është veprim brenda territorit tonë, në përputhje me Kushtetutën tonë. Veprim që nuk krahasohet me veprimet e Serbisë ndaj nesh, që është akt agresioni, akt që ka marrë përmasa tragjike, kështu që ajo që dua të them është se secili shtet, anëtarë të BE-së, e aleati tjetër SHBA, i kanë procedurat e veta për konfirmimin e informatave, sa i përket situatës në veri dhe ne presim që ndaj Serbisë të ketë masa jashtëzakonisht të ashpra, sepse ky është një akt jo vetëm kundër Kosovës, por një akt që destabilizon në tërësi rajonin dhe akt kundër vetë prezencës së NATO-s”, tha presidentja Osmani për RTK, derisa shtoi se masat e vëna kundër Kosovës duhet të hiqen për faktin e thjeshtë se janë plotësuar kërkesat që i kanë vënë Kosovës dhe nuk ka arsye që qytetarët e tanë të ndëshkohen më.

Kurse për zgjedhjet në veri të vendit, presidentja e vendit bëri të ditur se nuk ka mospajtim me ndërkombëtarët nëpërmjet peticionit, derisa metoda e preferuar e tyre është me dorëheqje, por preferenca është çështje tjetër, “mirëpo mundësitë janë aty , dy parashihen me ligjin tonë dhe që të dyja kanë qenë të përkrahur nga partnerët tanë si mundësi për organizmin e zgjedhjeve të reja. Kjo mbetet në dëshirën e qytetarëve serbë atje, nëse duan zgjedhje të reja le të urdhërojnë, mundësitë ligjore i kanë”, ndërsa sqaroi se përmes peticionit është mënyra më e mirë, sepse, sipas saj, do të mund të siguroheshin se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje dhe që vetë procedura fillon nga ata, buron nga ata, nëpërmjet kërkesës të 20 përqindëshit të popullatës.

Ora 21:47
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Osmani thirrje BE-së: Dënojeni ashpër këtë akt terrorist, pas saj fshihet Serbia

1695826553_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar tensionet në veri ndërsa ka pasur edhe një thirrje për Bashkimin Europian. Në një intervistë për RTK, Osmani tha BE nuk duhet të jetë neutarle ndaj krimit dhe se duhet ta dënojnë ashpër aktin terrorist ndaj Kosovës. 

“Por ajo që është e ditur, ne presim që emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë Borrell, si dhe të gjitha institucionet e BE-së të vazhdojnë ta dënojnë mënyrën më të ashpër këtë akt agresioni dhe akt terrorist kundër Republikës së Kosovës, që është e organizuar dhe ekzekutuar nga ana e Serbisë”, deklaroi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke shtuar se presim që të propozohen edhe masa ndaj Serbisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 28/09/2023 08:02

    Asnje asocacion .Plani franko Gjerman eshte justifikim dhe hapje rruge per variantin "krimet dombas "ne kosove.-asocacion dhe autonomi komunash,armatosje e banda e kriminale,pavarsi nga kosova dhe Bashkim me Serbine si "shprehjen e vullnetin te popullit". Asocacion per serbet.Dakord.Po per komunat shqiptare jashte territorio te kosoves pse nuk flitet.?Apo vullnetin i Popullit shqiptar nuk njihet,eshte Popull i dores se fundit per europianet .Ndaj asnje leshim me asocacione.Serbet te zbatojne kushtetuten dhe ligjet e shtetit te kosoves.Ne te kundert,te shkojne nga Kane ardhe.Ato Jane troje shqiptare te hereshme,te ckombetarizuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?