Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, ka thënë se nuk e ka të konfirmuar nëse Serbia i kishte tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.
Ajo është pyetur edhe për Asosacionin e cila tha se Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit, e sidomos këto të fundit në Bruksel dhe Ohër.
"Kosova është nën sulm, është nën akt agresioni. Natyrisht, gjëja e parë që e duam është që Radoiçiçi t’i dorëzohet Kosovës që të ketë drejtësi. Serbia nuk ka bërë drejtësi. Së dyti, ka vetëm një palë konstruktive në atë dialog, dhe ajo ka qenë Republika e Kosovës që i ka plotësuar 99% të obligimeve, është krejtësisht e kundërta që ka bërë Vuçiçi. Siç tha në intervistën tuaj, ‘unë jam i gatshëm të negociojë’, por Serbia s’ka realizuar asnjë marrëveshje. Ka një listë të gjatë të obligimeve që i ka ndërmarrë që nga 2011, diplomat e të tjerat. Më 2013, Serbia u zotua për shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale në veri, por ato u kthyen në banda kriminale që po kryejnë akte terroriste me urdhër të Serbisë. Kosova është zotuar se do t’i zbatojë marrëveshjet, nisur nga ajo e Brukselit dhe e Ohrit. Do të thotë, është zotuar për vetëmenaxhim për serbët. Por të mos harrojmë, Kosova po kërkon diçka të thjeshtë: duam balans dhe drejtësi në atë dialog, që nuk e kemi pasur. Grupet kriminale të Vuçiçit kanë sulmuar 93 ushtarë të KFOR-it, dhe s’ka llogaridhënie. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për ta", tha Osmani.
Presidentja Osmani ka delaruar se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Ajo shton se perëndimi duhet ta sanksionojë Serbinë. Osmani ka thënë se Kosova i ka kontribuar paqes në rajon. Ajo ka thënë se vendi po përballet me krizë sigurie, teksa ka treguar se janë në komunikim me aleatët, SHBA-të dhe BE-në.
”Ne kemi marrë çdo hap për të qenë konstruktiv, por Serbia jo”, tha Osmani.
Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit dhe se ai qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë. Osmani, u shpreh se Milan Radoiçiç, është partneri kryesor Aleksandar Vuçiçit, edhe pse është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
”Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit. Vuçiç po fshihet pas Milan Radojiçiçit”, tha Osmani në CNN.
Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga terroristët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit dhe se ai qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.
”Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit”, tha Osmani në CNN.
Për këtë Osmani tha se ka mjaft dëshmi,si pamje filmike po ashtu edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.
‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, tha Osmani.
Osmani, u shpreh se Milan Radoiçiç, është partneri kryesor Aleksandar Vuçiçit, edhe pse është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
”Vuçiç po fshihet pas Milan Radojiçiçit”, tha Osmani.