Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit dhe se ai qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.
”Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit”, tha Osmani në CNN.
Për këtë Osmani tha se ka mjaft dëshmi,si pamje filmike po ashtu edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.
‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, tha Osmani.
Osmani, u shpreh se Milan Radoiçiç, është partneri kryesor Aleksandar Vuçiçit, edhe pse është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
”Vuçiç po fshihet pas Milan Radojiçiçit”, tha Osmani.
Lajmi kryesor:
'Kosova është nën sulm', Osmani për CNN: Do publikojmë prova tjera që tregojnë përfshirjen e Serbisë! Vuçiç po përdor narrativën e Millosheviçit, ka partner kriminelin Radoiçiç
S.S/ReportTv.al