Sociale

Osmani mesazh ngushëllimi familjes së Artur Zhejit: La një boshllëk të madh në jetën intelektuale, shkroi edhe për dhimbjen që shkaktoi regjimi serb në Kosovë

24 Gusht, 13:37| Përditesimi: 24 Gusht, 13:45

  • Share

1756035905_1686727771vjosaosmani.jpeg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë. 

Në mesazh, Osmani thekson se Zheji la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare.

Osmani përmend gjithashtu edhe kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkrimin për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë.

"Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Ai u shua papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit. Artur Zheji do të kujtohet si një zë i guximshëm, një mendimtar i lirë dhe një penë e shquar e gazetarisë shqiptare.

Ai shkroi edhe për dhimbjet dhe shkatërrimet që kishte lënë pas regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit!", thuhet në mesazh. 
 

Letra e Osmanit 


Lajmi kryesor:

U nda nga jeta pas një arresti kardiak, homazhet për gazetarin Artur Zheji do të mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?