Osmani në Moldavi: Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë

31 Maj 2023, 22:57| Përditesimi: 31 Maj 2023, 22:59

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë në Facebook, foto me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe liderët që ndodhen në Moldavi, për samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Osmani ka thënë se në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë

“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.


Lajmi kryesor:

Sërish tensione në veri, plagoset një polic i Kosovës në Zveçan! Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim, tani do të mbanim zi për të vdekurit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?