Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë sot në Tiranë dhe gjatë viiztës së saj dy ditore do i dorëzojë edhe shkrimtarit Isamail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës. Prej datës 1 gusht, kur Osmani firmosi dekretin, Kadare mban edhe nënshtetësinë e Kosovës.
Osmani e ka cilësuar si një nderim për Kosovën, pasi shkrimtari, sipas saj, është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, pasi me krijimtarinë e tij ka promovuar gjuhën, kulturën e traditën vendase.
Pak kohë më parë Osmani dekoroi Kadarenë dhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti që jep Kosova për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.
Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960. Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë.
Lajmi kryesor:
Osmani në Tiranë, Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në KS në OKB! Presidentja: Të unifikojmë politikën e jashtme, duam mbështetjen tuaj
SI.E./ReportTv.al