Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga homologu Bajram Begaj, në nisje të vizitës 2-ditore në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat Osmani mori garancinë se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, dhe se përpjekjet për njohje, do të intensifikohen me kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Askush s’mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës. Njohjet- i nevojshëm koordinim mes institucionesh të dy vendeve Kryesimi i KS të OKB, do ketë në fokus çështjet e njohjes së Kosovës. Shqipëria i mbështet fuqishëm aspirata e Kosovës për integrimin koordinim për të avancuar për të gjitha çështjen me ruajtjen e identitetit kombëtar. Të drejtat e shqiptarëve në rajon”, tha Begaj.
Presidentja Osmani kërkoi ndihmën e Shqipërisë që të jetë zëri i Kosovës, në organizmat ndërkombëtarë ku vendi i saj është i papërfaqësuar.
“Shqipëria të jetë zëri ynë në instancat ku s’kemi përfaqësim. Synim anëtarësim në NATO-BE, e organizatat e tjera. Kryefjalë bashkërendimi për veprim të unifikuar të politikës së jashtme. Jemi në krah të SHBA, BE, sidomos me sfidat e sigurisë. Politika e Serbisë sfidon integritetin e Kosovës, do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe aleatëve”, tha Osmani.
Të pyetur lidhur me marrëdhënien Shqipëri-Kosovë që pas tensionimit nga anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, për Osmanin mospajtimet janë tejkaluar, e Begaj tha se ka ende vend për përmirësime.
“Kosovë Shqipëri, marrëdhënie të shkëlqyera, herë vëllazërore, por e quaj relacion mes motrash. Mund të fuqizohen edhe më tej. mungesa e paqes ndikon në mungesën e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin”, tha Osmani.
“Askush nuk mund të mërzitet pse ne mbështesim Kosovën. S’kanë rëndësi mosmarrëveshjet e momentin. Vizita sot tregon që ne jemi bashkë për çështje të interesit të përbashkët. Jemi në një rrugëtimin tonë drejt perëndimit. ka vend për të përmirësuar në koordinim që të jemi një zë”, tha Begaj.
Sa i takon situatës në Veri, Osmani foli për provokim intensiv nga Serbia, ndërsa presidenti Bajram Begaj, u shpreh se duhet ndryshuar perceptimi se Kosova është përgjegjëse për tensionet.
Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës. Pas konferencës, Osmani iu drejtua kyeministrisë ku zhvilloi një takim "kokë më kokë" me kryeministrin Edi Rama dhe më pas drekuan në vilën qeveritare 30.
Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Begaj do të marrin pjesë në një aktivitet me rastin e ditës së Nënë Terezës. Ndërkohë, presidentja e Kosovës do të jetë e pranishme edhe në vendosjen e kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”. Pas kësaj, Osmani do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’ ,një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit. Ndalesa tjetër do të jetë në Durrës ku Osmani do të zhvilloj një takim me me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Axhenda
5 shtator
Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave
Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë
Vendi: Presidenca e Shqipërisë
Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit të Gardës se Republikës, z. Gramos Sako
Nisja për në BERAT
Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo
Vendi: Bashkia e Beratit
11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.
NISJA PËR NE DURRËS
Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako
Vendi: Bashkia Durrës
Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kreu i qeverisë në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, ka publikuar një foto bashkë me presidenten ku shkruan 'për të ardhmen e patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri.'
‘Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri!’- shkruan Rama.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani, shkruan se me Ramën kanë diskutuar rreth aspiratës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve.
“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.”, shkruan Osmani.
Ka përfunduar takimi ‘kokë më kokë; mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit, Rama dhe Osmani janë nisur drejt vilës 30 në Tiranë.
Pas konferencës me presidentin Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Presidenti Bajram Begaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës, gjatë konferencës me Vjosa osmanin. Begaj tha se dihet kush është ai që provokon, duke iu referuar këtu Serbisë, por tha se në këto situata duhet të bëjnë zgjidhje të mençura dhe duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
E dimë kush është ai që provokon, duhet të jemi në këto situata të bëjmë zgjidhje të mençura. Duhet të dimë si të dalim nga situata. Të kemi parasysh që interesi ynë më madhor është integriteti territorial i Kosovës që askush nuk e vë në diskutim. Këtu futet mbështetja e ndërkombëtarëve, ne nuk mund të themi sot që si duam.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp me presidentin Bajram Begaj hodhi akuza të forta në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në bashkëpunim me Vladimir Putin, duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Osmani tha se Serbia, vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën.
“Mungesa e paqes në një pjesë ndikon në të gjithë Ballkanin, prandaj duhet të punojmë për t’ tejkaluar sfidat. Është Serbia ajo që acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës. Po përballemi me agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash. Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës. Duke zbatuar planin e putin në vitin 2014 kundër Ukrainës, Vuçiç synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Duhet ta shohim gjithë pikturën që është shumë më e madhe,. Sa i përket asaj që ngjan në veri, ta keni parasysh që Serbia fut armatim ilegal në Kosovë, trajnon pjesë të strukturave ilegale në ushtrinë serbe, i terrorizon qytetarët serbë që jetojnë në veri, fut grupe të krimit të organizuar. Kjo është sfidë për të gjithë rajonin, dhe duhet ta trajtojmë sëbashku nuk duhet të lejojmë që plani i Putin të zbatohet nga Vuçiç në Ballkan. Çdo diskutim i momenti është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët Kosova e sovrane, e pavarur në kufijtë aktuale dhe e integruar", tha Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Tiranën, për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive. Osmani tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe çdo diskutim i momentit është tejkaluar. Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova janë një familje dhe çdo vështirësi i kalojnë bashkë.
"Detyrimi i secilit prej nesh është interesat kombëtare ti vëmë para të gjithash. Të flasim me një zë të unifikuar. Unë skam asnjë dyshim që qëllimin e kemi të përbashkët. Nëse ndonjëhere kemi ndonjë dallim në strategji atëhere duhet të ulemi dhe ti diskutojmë si një familje, sepse një familje jemi.
Jam e bindur që edhe ndonjë moment i vogël i pakëndshëm kalohet pa ndonjë problem të madh. Si presidente e Republikës jam angazhuar dhe do angazhohem për kordinim edhe me presidentin edhe me kryeministrin dhe me minsitrat, deri ne të gjithë diplomatët. Gati në çdo vizitë që kam jashtë vendit një ndër takimet janë me ambasadorët e Shqipërisë sidomos në vendet që ne nuk kemi akoma prezencë diplomatike.
Jam e lumtur që sa herë ndodhem në Shqipëri që shohim mikëpritjen dhe mbështetjen e palëkundur të gjithë shtetit të Shqipërisë për të mbështetur Kosovën . Natyrisht që diskutuam në radhë të parë për sukseset e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe për sfidat që na presin sfida që duhet ti kalojmë së bashku'", tha Osmani.
(...)
"Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, mua me pëlqen ti quaj relacione mes motrash. Çdo diskutim i momenti është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët Kosova e sovrane, e pavarur në kufijtë aktuale dhe e integruar
"Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për t’u bërë zëri i saj në institucionet ku nuk ka përfaqësim". Kjo ishte kërkesa që bëri Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën për shtyp me presidentin Bajram Begaj, teksa nënvizoi se Kosova po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë. Ajo shtoi se është angazhuar vetë personalisht për t’u koordinuar me kryeministrin Edi Rama, presidentin Begaj dhe diplomatët shqiptarë.
“Unë mendoj që çdo moment është i mirë për ta vizituar republikën e Shqipërisë. Përkundrazi çdo vizitë ndihmon fuqizimin tonë në rajon. Kosova sot përballet me sfidimin më të madh të sigursë në këto 25 vitet e fundit. Kur kemi përballje me sfida të tilla atëherë është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t'i vëmë para së gjithash. Të flasim me një zë të unifikuar. Unë s'kam dyshim se qëllimin e kemi të përbashkët. Ndonësë ndonjëherë kemi dallime në strategji atëherë duhet të ulemi t’i diskutojmë si familje. Sepse jemi një familje. Jam e bindur se edhe ndonjë moment i vogël i pakëndshëm tejkalohet. Do të ulem për angazhim me presidentin, kryeministrin dhe me të gjithë diplomatët e republikës së Shqipërisë kudo ndodhen. Mos të harrojmë që jemi në një moment të mirë si Kosovë dhe Shqipëri, kemi arritur lirinë, pavarësinë, jemi shtetet më demokratike në rajon e përtej. Bashkëpunimi ynë koordinimi ynë vetëm sa do të hapë më shumë dyert për suksese prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë”, tha ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për shtyp me Begajn, ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim. Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.
“Diskutuam për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë sëbashku, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave në qëndrojmë të bashkuar, kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO. Bashkëpunim për një strategji të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Begaj theksoi se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, teksa shtoi se duhet koordinim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria kosovare. Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.
“Në kaudër të bashkëpunimit rajonal Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të mbeten faktor stabiliteti bashkëpunimi dhe bashkërendimi i objektivave dhe politikave tona duhet të jetë parësor. Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veri të KS. Duhet koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me SHBA dhe Be për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova hapat e fundit të qeverisë së Kosovës për deeskalimin e situatës. Sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë në funksion të këtij dialogu. Gjithashtu duhet koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve. Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik. Shqiptarët kanë vërtetuar me vepra që janë faktorë paqeje dhe stabiliteti”, tha ajo.
Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira. Begaj tha se do të kërkojnë njohjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Sot 1 vit pas vizitë sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rënd të interesave ndërshtetërore por edhe koordinimit më të mirë të çështjes sonë kombëtare. Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja u fokusua në thellimin e marrëdhënieve. Nënvizova se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Askush ska pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë”, tha Begaj.
Presidentja Vjosa Osmani është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pritet sot me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa në axhendë janë parashikuar edhe takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Mirëpo, osmani ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e djeshme dhe ka zhvilluar takime me deputetet e opozitës. Ka qenë deputetja demokrate Jorida Tabaku që ka ndarë një foto me Osmanin, teksa krahas saj shkruan se kanë qenë në nëj darke ku kanë diskutuar për dy vendet.
“Në darke në një bisedë me Vjosën për Shqipërinë dhe Kosovën! Me hallet e shumta dhe ëndrrat edhe më të mëdha”, shkruan Tabaku.
Një foto me Osmanin ka ndarë dhe deputetja e PDIU, Mesila Doda.
“E diela e parë e shtatorit… një sesion i ri parlamentar na pret… Vjosa Osmani dhe zonjat deputete të parlamentit të Shqipërisë sëbashku në një darkë miqësore për të menduar si të bashkërendojmë më mirë punët mes dy shteteve shqiptare sepse siç dihet… burrat bëjnë më mirë luftën, gratë ndërtojnë paqen e prosperitetin”, shkruan Doda.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë sot në Tiranë dhe gjatë viiztës së saj dy ditore do i dorëzojë edhe shkrimtarit Isamail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës. Prej datës 1 gusht, kur Osmani firmosi dekretin, Kadare mban edhe nënshtetësinë e Kosovës.
Osmani e ka cilësuar si një nderim për Kosovën, pasi shkrimtari, sipas saj, është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, pasi me krijimtarinë e tij ka promovuar gjuhën, kulturën e traditën vendase.
Pak kohë më parë Osmani dekoroi Kadarenë dhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti që jep Kosova për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.
Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960. Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë.
Ne do t'ju ndihmojme e do te behemi zeri juaj,por politika e jashtme nuk mund te unifikohet.Neser,pasneser,ju e Serbia mund t'i shpallni lufte njeri-tjetrit e nese unifikojme pol.e jashtme i bie qe dhe ne t'i shpallim lufte Sebise e pastaj Rusia qe perkrah Serbine te na shpalle neve e indirekt gjithe NATO-s pasi jemi pjese e saj e si perfundim kemi per t'u kthyer te skenari se si filloi L.I.B!
PërgjigjuMegjithese jane hedhur ne sulm patronazhistet e kryerilindasitedvin,ky i fundit lepiu bështymen qe hodhi para dy vjetesh. Te befte mire edvinkryerilindasiEdvin...keshtu e kane burrat e medhenj,percjellin edhe nje top te madh m*ti kur ua do vecanerisht rrethana e sikleteshme.
PërgjigjuCili është mendimi i "Arbër" për këtë vizitë, apo...?!!
PërgjigjuKur keni nevoj per Shqiperine,jemi nje familje...por kur vjen puna te respektoni kryeminstrin e Shqiperise ai plera Kurti as nuk e begenisi ta priste....rrac e pabes jeni
PërgjigjuBoll me kete qelbesire percarese e kombit se bashku me idjotin Kurti.Jane te trashe...
PërgjigjuEshte e cuditshme se si aleanca antishqiptare PD+VV e gjejne njera tjetren! Te ben pershtypje qe kjo kukulla e Albinit takon vetem deputete te opozites dhe jo te PS.
Përgjigju