Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Begaj theksoi se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, teksa shtoi se duhet koordinim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria kosovare. Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.
“Në kaudër të bashkëpunimit rajonal Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të mbeten faktor stabiliteti bashkëpunimi dhe bashkërendimi i objektivave dhe politikave tona duhet të jetë parësor. Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veri të KS. Duhet koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me SHBA dhe Be për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova hapat e fundit të qeverisë së Kosovës për deeskalimin e situatës. Sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë në funksion të këtij dialogu. Gjithashtu duhet koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve. Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik. Shqiptarët kanë vërtetuar me vepra që janë faktorë paqeje dhe stabiliteti”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Osmani në Tiranë, Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në KS në OKB! Presidentja: Të unifikojmë politikën e jashtme, duam mbështetjen tuaj
B.K//ReportTv.al