Përplasjet Rama-Kurti, Osmani: Jemi një familje, vështirësitë i kalojmë bashkë, çdo tension është tejkaluar

4 Shtator 2023, 12:23| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 13:03

  • Share

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Tiranën, për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive. Osmani tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe çdo diskutim i momentit është tejkaluar. Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova janë një familje dhe çdo vështirësi i kalojnë bashkë.

"Detyrimi i secilit prej nesh është interesat kombëtare ti vëmë para të gjithash. Të flasim me një zë të unifikuar. Unë skam asnjë dyshim që qëllimin e kemi të përbashkët. Nëse ndonjëhere kemi ndonjë dallim në strategji atëhere duhet të ulemi dhe ti diskutojmë si një familje, sepse një familje jemi.

Jam e bindur që edhe ndonjë moment i vogël i pakëndshëm  kalohet pa ndonjë problem të madh. Si presidente e Republikës jam angazhuar  dhe do angazhohem për kordinim edhe me presidentin edhe me kryeministrin dhe me minsitrat, deri ne të gjithë diplomatët. Gati në çdo vizitë që kam jashtë vendit një ndër takimet janë me ambasadorët e Shqipërisë sidomos në vendet që ne nuk kemi akoma prezencë diplomatike.

Jam e lumtur që sa herë ndodhem në Shqipëri që shohim mikëpritjen dhe mbështetjen e palëkundur të gjithë shtetit të Shqipërisë për të mbështetur Kosovën . Natyrisht që diskutuam në radhë të parë për sukseset e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe për sfidat që na presin sfida që duhet ti kalojmë së bashku'", tha Osmani.

(...)

"Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, mua me pëlqen ti quaj relacione mes motrash. Çdo diskutim i momenti është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët Kosova e sovrane, e pavarur në kufijtë aktuale dhe e integruar

 


Lajmi kryesor:

Osmani në Tiranë, Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në KS në OKB! Presidentja: Të unifikojmë politikën e jashtme, duam mbështetjen tuaj


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?