Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa mbërriti në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Kopenhagen, tha se ky samit do të jetë mundësi e madhe për të diskutuar rreth kërcënimeve që vijnë nga Rusia. Duke e quajtur Serbinë si "satelit" të Rusisë, Osmani tha se BE s'duhet ta shpërblejë Beogradin.
“Duhet të themi se vetëm uniteti nuk mjafton, ka nevojë të vazhdueshme për konsistencë për t’u marrë me agresorë dhe diktatorë. Janë aktualisht dy rreziqe kyç të sigurisë që janë duke ardhur kundër shteteve në kontinentin tonë, një vjen nga Rusia, tjetra veçanërisht në rajonin tonë vjen nga sateliti i Rusisë, zgjatja e Rusisë në rajonin tonë, Serbia. Mendoj që është e nevojshme konsistenca nga BE-ja që të merren me të dy agresorët sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe tjetrin si partner të paqes”, tha ajo.
“Thirrja jonë është të sigurohen që të jenë shumë të kujdesshëm se si përfaqësuesi i Rusisë në rajonin tonë trajtohet, dhe jo të qetësojë ata që të vazhdojnë dhunën”, theksoi presidentja e Kosovës, teksa përmendi edhe 2 vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë një efektiv policie.
“Shtetet Anëtare duhet ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për pozicioinin e saj ndaj Rusisë, nuk është rruga e duhur. Vendet që janë të rreshtuara 100% me BE-në duhet të shpërblehen, e jo ato që e kanë Moskën si shteg”, u shpreh mes tjerash Osmani.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Frederiksen: Jo më naivë, lufta s’ka qenë vetëm për Ukrainën! Tusk: Humbja do ishte disfatë për Evropën
Xh.D/ReportTv.al