Aktori turk, Burak Ozcivit, duke fluturuar mbi Vlorë me parashutë

Kultura

'Osmani' shijon bukuritë e jugut të Shqipërisë nga qielli, fluturimi me parashutë i aktorit Burak Özçivit mbi Vlorë (VIDEO)

22 Qershor, 17:47| Përditesimi: 22 Qershor, 17:59

  • Share

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, ylli i serialit televiziv “Osmani”, prej disa ditësh ndodhet në jug të vendit tonë për pushimet verore dhe së fundmi është shfaqur duke shijuar pamjet e Vlorës.

Teksa bën një fluturim eventuror me parashutë në ajër, i shoqëruar edhe nga të tjerë persona, ai filmohet duke shijuar bukuritë shqiptare nga lartësia.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen. Një takim zyrtar ai bëri edhe në bashkinë e Vlorës, ku u prit nga kryebashkiaku Ermal Dredha, teksa nuk mbaronte radha e gjatë e punonjëseve të administratës që donin një fotografi me të apo që dolën për ta parë.

Më herët, në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar. 

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?