Gjyqtari Kreshnik Radoniqi dhe Presidentja Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si drejtuesin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Osmani ka thënë se drejtuesi nuk vjen nga radhët e partive politike dhe kjo tregon që drejtuesi i KQZ duhet të jetë i pavarur.
“Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë”, tha Osmani.
Lajmi kryesor:
Kryetarja Valdete Daka shkarkohet nga KQZ, Vjosa Osmani: Institucioni duhet të jetë i pavarur! Emërohet gjyqtari Kreshnik Radoniqi
SI.E./ReportTv.al