Ousmane Dembele u 'kurorëzua' si futbollisti më i mirë i vitit 2025, duke marrë trofeun e 'Topit të Artë' për të parën herë në karrierë. Ky çmim i organizuar nga prestigjozia 'France Football' u vendos nga votat e 100 gazetarëve të 100 vendeve të renditura më mirë nga FIFA, sa i takon ekipeve kombëtare, mes tyre edhe Shqipëria (vendi 66-të).
Gazetari Besnik Dizdari i ka dhënë pikët maksimale fituesit Dembele, ndërsa me 12 pikë për vendin e dytë ka votuar Cole Palmer, duke lënë në pozitën e tretë Lamine Yamal, i cili doli i dyti. Pikë nga Dizdari kanë marrë edhe Mbappe, Donnarumma, Kane apo Gyokeres.
Gjithashtu gazetari veteran shqiptar ka qenë i saktë edhe me klubin më të mirë, i cili u shpall PSG, apo portierin dhe trajnerin e sezonit. Në këtë ceremoni dominoi PSG, klubi nga Parisi që fitoi katër trofe, mes tyre edhe Champions League.
Votat e Besnik Dizdarit:
Dembele - 15 pikë
Palmer - 12
Yamal - 10
Mbappe - 8
Donnarumma - 7
Neves - 5
Vitinha - 4
Kane - 3
Hakimi - 2
Gyokeres - 1
Sa i përket çmimeve të tjera, votat e Shqipërisë shkuan kështu:
Portieri më i mirë - Donnarumma
Klubi më i mirë - PSG
Trajneri më i mirë - Luis Enrique
Komente
