Pa distancë, as maska e doreza! Situatë kaotike në Lushnje, mbyllet tregu në Lezhë, tunel dezinfektimi në Kurbin (VIDEO)

20 Prill 2020, 10:27| Përditesimi: 20 Prill 2020, 16:13

  • Share

Pas dy ditëve në karantinë totale, ku u lejuan vetëm disa orë para ditë të shtunën dhe të dielën që të dalin pensionistët dhe nënat me fëmijët deri në 10-vjeç, prej orëve të para të ditës së sotme në orën 05:00 ka nisur lëvizja. Report Tv sjell një vëzhgim nga situata në tregje, por edhe lëvizjet në rrugë në Fier, Lushnje, Fushë Krujë dhe qytete të tjera. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Lushnjes. Në tregjet ambulante të fruta perimeve situata është kaotike ku nuk respektohet as distancimi social, as pajisja me maska dhe doreza por me e keqja është qëndrimi në grup.

Ora 16:08
Rritja e të infektuarve në Kurbin, bashkia shtrëngon masat, tunel dezinfektimi në treg

Rritja e të infektuarve që sot shkoi në 19 në Kurbin nga vatra e fasonerisë në Fushë Krujë, ka bërë që bashkia të rrisë masat në treg. Nesër tregu i fruta-perimeve do të jetë i hapur nga ora 07:00-14:00 por do të funksionojë sipas rregullave të reja të disiplinimit të lëvizjes. Hyrja në treg nga nesër do të bëhet vetëm nëpërmjet kalimit në tunelin e dezinfektimit dhe dalja në krahun tjetër të tregut. Gjithë procesi do të mbikëqyret nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Ora 13:11
Mbyllet tregu i fruta perimeve në Lezhë, shefi i policisë: Nuk respektoheshin rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi (VIDEO)

Tregu i fruta perimeve në qytetin e Lezhës dhe bizneset e lejuara që ushtrojnë aktivitetin pranë tij janë mbyllur këtë të hënë. Vendimi është marrë nga Bashkia Lezhë, pas konstatimit të mosbatimit të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Në zonën pranë tregut është vendosur Policia Bashkiake, ndërsa bëhet e ditur se nuk do lejohet asnjë subjekt apo tregtar që të vijojë të ushtrojë aktivitetin pa zbatuar kushtet e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

"Në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe të kryetarit të bashkisë u vendos për ti mbyllur këto biznese, për arsye të mos zbatimit të rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi. Këto biznese nuk do të lejohen të hapen pa plotësuar të gjitha kushtet e vendosura në urdhrin e kryetarit të bashkisë të vendosura sot, sepse është një vatër e përhapjes së koronavirusit, sidomos në zonën ku ndodhemi,"- Leonard Pali, shef i policisë në bashkinë Lezhë.

Sipas Bashkisë Lezhë tregtaret dhe bizneseve pranë tregut ju është kërkuar disa herë që të zbatojnë rregullat por nuk kanë reflektuar, ndaj dhe është marrë ky vendim ekstrem, pasi duke qenë se ka grumbullime të shumta të njerëzve kjo zonë konsiderohet një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.

Ora 10:56
Fushë-Kruja si në ditë normale, të moshuar e fëmijë në rrugë (VIDEO)

Në Fushë Krujë situata paraqitet si në ditë normale, ku vijon që të ketë të pabindur. Pavarësisht se pensionistëve u është ndaluar dalja shumë prej tyre nuk e kanë zbatuar vendimin duke dalë nga banesa. Nga vëzhgimi që sjell Report Tv në qytet vërehen nga të gjitha moshat që lëvizin lirisht. Ndërkohë që prej dy ditësh tregu është mbyllur nga bashkia për shkak të mungesës së kushteve dhe higjienës.

Ora 10:11
Fieri zgjohet i zhurmshëm, automjete të shumta në rrugë dhe tregje të mbushura plot (VIDEO)

Fieri sot është zgjuar shumë i zhurmshëm. Arsyet mund të jenë të shumta, duke filluar nga izolimi total i fundjavës e deri te hapja e një sërë biznesesh ditën e sotme, por sërish lëvizjet janë mbi normën e pritshme të periudhës së pandemisë.

Jo vetëm qytetarët, por edhe automjetet kanë mbushur rrugën, duke e bërë të hënën të ngjajë si një ditë e zakonshme. Me sa duket njerëzit mund të jenë keqkuptuar lidhur me tolerimin që qeveria bëri për disa biznese, pasi sërish për të dalë nga shtëpia duhet leje.

Qarkullimi më i dendur i qytetarëve dhe mjeteve duket pranë tregjeve të fruta perimeve.

Ora 10:05
Tregu i Lushnjes plot! Pa distanca dhe maska! Report Tv sjell vëzhgimin nga tregu (VIDEO)

Në Lushnje pavarësisht paralajmërimeve për respektimin e masave duke filluar nga distancimi social, por edhe vendosja e maskave dhe dorezave situata paraditen e sotme është paraqitur kaotike. Sot në qytet janë hapur edhe njësitë e reja që parashikohen në vendimin e bërë të ditur nga kryeministri Rama, por problem kryesor vijon që të mbetet tregu. Në tregjet ambulante te fruta perimeve situata është kaotike ku nuk respektohet as distancimi social as maskat dhe dorezat por me e keqja është qëndrimi në grup. Nga vëzhgimi që sjell Report Tv vetëm një pjesë e qytetarëve kanë vendosur maska. Ndërkohë që situata paraqitet ndryshe në farmaci dhe banka, ku respektohen distancat dhe mjetet mbrojtëse në sportele. Lajm i mirë vijon të mos ketë asnjë të infektuar apo vatra të reja infektimi në Lushnje.

Komento

Komente

  • Amos bar long: 20/04/2020 19:26

    Kurbinin e keni gjet kujt me ja dorzu majlit lidhjes tur bardhit. Ni dor sjellet

    Përgjigju
  • Vlore: 20/04/2020 11:19

    Lushnjaret nje jetë fshatarë mbetene

    Përgjigju
    • Lushnje: 20/04/2020 12:54

      Qytetrim i madh shume ne Vl.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?