I djali i të humburit, Ermal Shkreta

Sociale

'Pa Gjurmë'/ Denoncohet humbja e 63-vjeçarit me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por ai hipi në furgon dhe iku

29 Janar 2019, 22:28| Përditesimi: 29 Janar 2019, 22:56

  • Share

Humbja e një 63-vjeçari me sëmundjen e sklerozës është denoncuar këtë të martë në studion e emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv. Ded Shkreta, 63 vjec u largua nga shtëpia e tij më datë 25 janar. Ndonëse bashkëshortja e tij ishte munduar ta ndalonte, i veshur me xhaketë të bardhë, pantallona e kapelë të zezë dhe me një qese në dorë, Ded Shkreta mori një drejtim të paditur.

Sot në studion e "Pa Gjurmë" ka qenë i pranishëm djali i tij, Ermal Shkreta, i cili ka rrëfyer për gazetaren Ledina Jakimi se babai i tij ka hipur në një furgon i cili ka ndaluar në Mamurras. "Ne mendonim se ai ishte nisur për në Laç, por pasi pyetëm drejtuesin e furgonit, u njoftuam se ai kishte mbërritur në Mamurras", u shpreh Ermal Shkreta, i cili tregoi më pas se ka kontrolluar gjithandej për të atin dhe se gjurma më e fundit prej tij i ka rezultuar në Fushë-Mamurras Adriatik. "Përmes pamjeve filmike të një kamere, e kemi parë se ai ka kaluar në Fushë-Mamurras në orën 17:20 të darkës", tha ai. 

Ndonëse familja Shkreta gjendet në hasmëri, Ermal Shkreta insistoi për moderatoren Odeta Dume se babai i tij nuk është rikthyer në shtëpi vetëm për shkak të sëmundjes së tij.

I shqetësuar për fatin e të atit, Ermali iu drejtua në fund të gjithë ndjekësve të televizionit Report Tv që sapo të hasen me Ded Shkretën, ta njoftojnë menjëherë për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. Fill pas kësaj thirrjeje, një telefonatë ka ardhur në studion e emisionit "Pa Gjurmë", përmes së cilës një qytetar ka bërë dije se e ka parë Ded Shkretën në një kryqëzim në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, kërkimet vijojnë për gjetjen e 63-vjeçarit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?