Pa rrugë dhe ujë, banorët e Bestrovës në Vlorë: Politikanët vijnë vetëm për vota, ndihemi të braktisur

5 Dhjetor 2020, 19:46| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 21:45

  • Share

VLORË- Kjo është rruga që të çon në fshatin Bestrovë... vetëm 5 kilometra larg qytetit të Vlorës. Prej dy dekadash fshati Bestrovë nuk ka njohur asnjë investim nga bashkia e Vlorës. Banorët ankohet se rruga që lidh fshatin me zonën urbane është e amortizuar, me gropa dhe e paasfaltuar.

“Ka mbi 15 vjet rruga. Vijnë ata deputetët e komunizmit dhe tallen. Sidomos deputeti kur erdhi për vota para 4 vitesh, vijnë për vota e vetëm gënjejnë”, shprehet një shofer.

 “Rrugën, ja shikoje vetë. 1 km dhe aq nuk është dhe nuk është bërë në tërë këto vite,  të paktën në 20 vite”, shprehet një banor i lagjes . 

Për shkak të infrastrukturës rrugore, por edhe mungesës së ujit të pijshëm, banorët po e braktisin çdo ditë këtë fshat. Drejtuesit vendor apo deputetët shfaqen, sipas tyre, vetëm për vota.

”Uji vjen gjysmë ore në dy dite,e nuk del , nuk bën dot asnjë punë” , thotë një banor tjetër.

“ Fshati, që nga xhadeja e deri në fshat është shumë keq. Po deshën le të venë dorë. Kam që në ‘52 këtu në këtë fshat dhe nuk është bërë asgjë”, shprehet një e moshuar.

Fshati Bestrovë me rreth 900 banorë ndodhet pranë ish-rrugës nacionale Vlorë-Fier, por me ndërtimin e autostradës ka mbetur më shumë në harrese.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • greg: 05/12/2020 20:45

    prit gomar te vij bar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?