Kryeministri Edi Rama tha se pa teknologjinë dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha. Kryeministri nuk kurseu batuta teksa tha se ende nuk e kanë zgjidhur problemin e martesave online. Aty ndërhyri Wiliam Burnet, i cili shtoi me shaka se nëse do të bëhen edhe divorce online. Kreu i qeverisë shtoi se për divorcet është më e thjeshtë sepse ata bëhen përmes WhatsApp dhe më pas në sallën e gjyqit.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Besoj që ne do të na duhet të mos e harrojmë kurrë ditën e ekzistencës sonë, që këtë radhë, kjo kohë ka ardhur me bekime për vende si ky i yni, vende që kanë vuajtur kaq shumë në të shkuarën dhe pa teknologjinë dhe pa përqafimin e teknologjisë dhe erës së digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, do të kishim vështirësi shumë të mëdha dhe do na duhej shumë kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Pra, në një erë të një progresi linear është diçka që do të na duhet të mos mbetemi më pas, po me teknologjinë, me avancimin, shanset e progresit eksponencial do të jenë të prekshme. Pra, ne do të pranojmë, do ta ‘’përqafojmë’’ këtë bekim dhe të mos kemi frikë që të përpiqemi dhe ta provojmë. Duke u kthyer tek fjala juaj që thatë në fillim, ne kemi trashëguar situata ku ishte shumë e vështirë për të kuptuar dhe për të reaguar më pak për faktin që, thjesht për të marrë një certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve , duke qëndruar në radhë për të orë të tëra, duke shpenzuar kohë dhe në fund duke paguar dhe një ryshfet për të marrë një dokument siç është certifikata e lindjes dhe nganjëherë edhe mungonte sepse personi mund te thoshte. ‘’na vjen keq, s’kemi letër ose na është prishur printeri, ose s’kemi bojë’’ apo të rrinte në radhë për orë të tëra dhe të rrinte edhe në kushtet e vështira thjesht për të paguar edhe energjinë elektrike, të rrinte në shi. Pra çfarë do të bënim nëse nuk do ta kishim këtë mundësi, këtë shans për të jetuar në një erë digjitale ku mund të mbështetemi pikërisht tek platformat e tilla digjitale dhe për të transformuar vendin e radhëve, e ryshfeteve për çdo hap, në çdo shërbim të administratës dhe çdo shërbim publik, ku shërbimet publike në vendin tonë tashmë ofrohen nga telefoni juaj inteligjent dhe s’ke fare pse të lëvizësh nga vendi për të marrë 95% të dokumenteve që ofron shteti. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qenë se na duhen dëshmitarët, duhet të thoni vetë ‘’po’’ fizikisht, por mbase edhe mund ta bëjmë, mund të ndodhë.
Wiliam Burnet: Po divorcin online mund ta bëni gjithashtu?
Rama: Besoj fort, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në “ëhatsapp”, pastaj formalizohen në sallën e gjyqit, po martesa është pak më e vështirë si proces. Pra këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja. Ideja është se si mund të krijojmë një hapësire ku të gjithë këtu në këtë sallë, apo persona të tjerë që janë jashtë, të jenë në pararojë të inovacionit për ide të reja, të kenë akses dhe të përdorin të dhënat e disponueshme që janë thesar i madh për zhvillimin e AI, për interesin tonë të përbashkët, të tyrin dhe të vendit. Në këto kushte, kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe gjithashtu të ndërlidhim këto startup-e, platformën e startup-eve me e-Albanian, platformën qeveritare, përmes AI.
Lajmi kryesor:
Startup Albania/ Rama: 'Diella' nuk merr vendime, vendosim ne për të! Platformë e re me AI për skicat e ndërtimeve (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
