“Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale.” Me këtë garanci e hapi ministrja virtuale Diella aktivitetin e prezantimit të platformës “Start Up Albania”, një projekt që do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit, duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.
“Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit - kureshtja - ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit”, tha Diella.
Për të sqaruar dhe njëherë rolin e ministres virtuale jo vetëm në këtë Startup, por dhe në qeveri, Rama tha se Diella nuk mund të marrë vendime, por do të procesojë të dhënat në mënyrë sa më të shpejtë.
"Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.
Në këtë projekt, Diella dhe AI do të garantojë ndarjen e barabartë të granteve, si dhe për të gjithë aplikuesit, gara do të jetë transparente. Pra, ky proces do të luftojë burokracinë dhe radhët e gjata të pritjeve apo dhe justifikimet për të marrë një letër në zyrat e shtetit.
“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.
Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”, tha kryeministri.
Inteligjenca artificiale do të gjejë zbatim edhe në fushën e arkitekturës, në një platformë të re që do të prezantohet në muajin tetor në Tiranë. Kjo platformë e krijuar nga një shqiptar, sipas Ramës, mund të reduktojë punën e arkitektëve me 95% dhe do të jetë një ndihmë për ata që duan të ndërtojnë.
“Kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Pasi iu bën shtëpinë, ju mund të thoni se mund të bëj disa ndryshime. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike. Pra nuk ju duhet të ndërtosh tradicionalisht, nuk duhet të shkoni në një zyrë të shtrenjtë për arkitektë por thjesht mund të keni këtë platformë dhe të merrni leje në bashki me këtë plan. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithësecilit”, tha kryeministri.
Duke ofruar mbështetjen për të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në startup-e, Rama bën thirrje për marrjen seriozisht të këtij projekti referuar dhe kostove ekonomike që ka, të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Në prezantimin e platformës së re Start Up, mbajti "fjalën" edhe ministrja virtuale Diella, e cila tha në nisje të eventit se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.”
“Mirëmëngjes, inovatorë, ëndërrimtarë dhe ndërtues të së ardhmes. Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale. Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit - kureshtja - ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit. Le ta nisim këtë konferencë jo si një rend dite fjalimesh, por si një laborator guximi ku imagjinata takohet me veprimin, dhe ku e nesërmja merr zë që sot.", tha Diella.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përmes platformës së Startup-ve, do të mbështetën të gjithë talentet e rinj.
Më tej Rama pranoi se platforma është akoma e brishtë dhe e vogël në volum.
“Siç po themi që nga filmimi është që të shkrijmë barrierat e sektorit publik me atë privat, ku të dyja palët të fitojnë. Sektori privat aksesin dhe ai publik, çfarë mund të lindi me puna me të dhënat.
Unë kam shumë besim, por siç e tha edhe ministria, se ky ekosistem është akoma i brishtë dhe i vogël në volum, por ka shumë potencial dhe talent. Ne do të përpiqemi që të mbështesim të gjithë talentin që është pjesë ekosistemit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të platformës së Startup-ve, ka deklaruar se qeveria ka si për qëllim që përmes startup-ve, të garantojë aksesin e të gjithëve në sistem.
Rama më tej theksoi se i gjithë projekti ka kosto ekonomike që do të paguhet nga taksat.
“Ajo që në duhet të bëjmë është që të krijojmë një hapësirë kjo vetëm për të shërbyer informacione, por edhe një agjendën që të marrim vendime në një parlament.
Ne kemi rënë dakord me shoqatën, që do të luajë rolin e sekretariatit, ku të gjithë mund të aksesojnë. Siç është rasti i asaj vajzës që donte të bënte startup-in me vëllain e saj.
Ndaj prezantimi përmes mekanizmave farcilitues, është shumë e rëndësishme në botën e startup-eve. Nga ana tjetër, ne duhet të shohim kostot, që do paguhen me taksat tona. Prandaj ju lutem merreni seriozisht se nuk është puna se ne duhet të vrapojnë pas jush, por ju ndaj nesh.
Kjo është hapësira demokratike ku ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Në shqip, ne i themi pas pilafit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për një platformë që do të prezantohet në Tiranë në tetor, që është krijuar nga një shqiptar që ndodhet në Vjenë. Sipas kryeministrit, kjo platformë është e ndërtuar me vektorë dhe algoritme, që do të ndihmojë në skicimin e ndërtimeve dhe mund të përdoret nga kushdo. Sipas Ramës, kjo platformë mund të jetë një instrument për arkitektët.
"Është një shembull se si AI mund të ketë një ndikim në jetën e njerëzve. Nuk e di se sa familjarë jeni por është 70% e ndërtesave në botë, ndërtohen nga jo arkitektë, pra jo vetëm ne që kemi përqafuar këtë risi. Sigurisht që kanë arkitektë. Në shumicën e botës, njerëzit ndërtojnë dhe ne e dimë shumë mirë që sa e vështirë është për shumicën, të marrë një punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Dhe kjo është mënyra se si dhe pse, shumica e shtëpive dhe janë ndërtuar në këtë formë dhe nuk janë mjaftueshmërisht të mira, për shumë arsye. Madje, mund të paraqesin dhe rrezikshmëri, siç e pamë kur na ndodhi dhe tërmeti. Pra, një shqiptar, i cili ishte me ne në një ditë të bukur kur u takuam me përfaqësues të startupeve dhe inovacionin, ka shpikur platformën e inteligjencës artificiale me vektorë dhe algoritme e cila do të ketë privilegjin që ta lançojë këtë në Tiranë. Ai është në Vienë me ekipin e tij dhe do ta lançojë dhe do të jetë në treg kjo platformë, për të ndërtuar për të gjithë. E kam parë, është absolutisht magjike, është e pabesueshme. Dhe doni të ndërtoni shtëpinë? Dhe jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël amatorësh, ok, por mund të shkruani që unë ‘’dua të ndërtoj një shtëpi’’ e cila të lidhet me traditën e shtëpive të veriut, për shembull, apo me shtëpitë apo me “chillerat” dhe kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është një gjë e thjeshtë kjo. Pasi ju bën shtëpinë dhe ju mund të thoni ‘’unë mund të bëj disa amendime, disa ndryshime më poshtë apo derën pak më poshtë, duke qenë se jam më i shkurtër, ose të hap dritaren’’ dhe më pas madje, ju bën dhe skicën inxhinierike. Pra, praktikisht nuk të duhet fare të ndërtosh, siç e keni bërë tradicionalisht. Nuk duhet të shkoni në një zyrë shumë të shtrenjtë për të marrë arkitektët në punë, t’i paguash për këtë, t’i paguash për atë inxhinierët, por shumë thjeshtë mund të keni shtëpinë në kompjuter dhe këtë platformë dhe të merrni një leje në bashki me këtë lloj plani. Kjo është reale, e prekshme. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithsecilit. Është fantastike. Pra si dhe në ç‘mënyrë njerëzit munden ta kalojnë inteligjencën artificiale që ndihmojnë njerëzit. Pra kanë njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë për arkitektë, për inxhinierë. Çfarë bëjnë qeveritë ? E bëjnë të vështirë, sepse nga ana tjetër qeveritë duhet të garantojnë që shtëpia të jetë e sigurtë, e qëndrueshme, por me këtë ne, me këtë platformë ne do të bëjmë një promovim dhe njerëzit mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë. Mund të ndërtojnë dhe godina, është një instrument për arkitektët, për arkitektët e mëdhenj dhe mund të punojnë me këtë platformë. Çfarë bën, profesor kjo? Kjo eliminon, kjo është çmenduri. Eliminon 95% të punës së bërë që njerëzit bëjnë në praktikën e tyre të arkitekturës. Pra është çmenduri e vërtetë. Do t’i bëjë arkitektët jo aq të shtrenjtë. Është gjë e mirë. Dhe ti ke shumë të drejtë. Ka shumë që mund të bëjë AI për demokratizimin.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht. Sipas kreut të qeverisë, do të mund t'i bëhen edhe pyetje, apo të flasë në TV me gazetarë.
“Jam 100% i sigurtë që shumë shpejt, jo shumë vonë ministrat e inteligjencës artificiale nuk do jenë lajm në të ardhmen. E di që ne kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike me këtë ministre por do të ndodhe. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara por ç ‘është më e rëndësishme është presioni psikologjik që ushtron tek njerëzit, tek humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe për të sjell rezultate. Besoj se ne duhet të avancojmë dhe të avancojmë dhe të nxisim inovacionin dhe nuk po themi se të gjitha do jenë të suksesshme por besoj fort që shumica e proceseve do jenë të suksesshme. Tani ne po punojmë dhe besoj që ne pranverën e ardhshme ne do ta kemi këtu dhe mund t’i bëni dhe pyetje asaj vet. Kështu që, do të jetë me prezencë, me njohuri, me kapacitetin për të reaguar, debatuar, diskutuar dhe për të na thënë dhe gjera të reja që ne nuk i dimë sepse është me njohuri shumë të mëdha, është e pajisur me njohuri dhe përvojë. Ne po e sjellim në takime qeveritare kemi prezent, e kemi në parlament Për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në televizion duke folur dhe me gazetarët. Pra çfarë do të ndodhë më pas? Do ketë kapacitete e avancuara por në fund mundet, dua ta përsëris këtë, që mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mundeni ta delegoni është që të hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do bëjnë referendum dhe do thonë “që ne duam që inteligjenca artificiale të na qeverisë”. Besoj fort që profesori është ende i ri. Do ta shohë atë ditë, besoj dhe ju mendoni për atë ditë që mund të vijë dhe çfarë ane do merrni në referendum por për momentin pushteti për ekzekutim i inteligjencës artificiale është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr inteligjencën artificiale ne drejtimin e duhur, për të udhëhequr inteligjencën artificiale për qëllime të mira sepse në fund unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që të mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. Kur vjen puna për të bërë keq dhe s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi kur ka tendencën dhe bën mirë.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale lufton burokracinë, pasi është e aksesueshme gjatë gjithë kohës. Rama më tej deklaroi se inteligjenca artificiale garanton ndarjen e drejtë të granteve.
“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.
Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”.
Ndërsa po ashtu kryeministri bëri disa batuta me William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe drejtues i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, ku tha se shqiptarët janë homosapiencët e parë.
“Sepse ne ishim të parët, pastaj ishin amerikanët. Ishim ne, ishin majmunët, pastaj erdhën grekët dhe më pas amerikanët, ne ishim homosapiecnët e parë në tokë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se ka kërkesa të shumta për të folur me ministren Diella.
“Kjo ministre që kam emëruar tani është në qendër të vëmendjes golbale. Të gjithë duan të flasin me atë”, deklaroi kryeministri.
Kryeministri Rama i është përgjigje të githa komenteve vegative për krijimin e ministres virtuale Diella duke theksuar se ajo nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk i kemi deleguar asnjë te drejtë qeverisje. Puna e Diellës si një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është të procesojë sa më shpejt të dhëna dhe të kthejë përgjigje të shpejta.
“Fakti kurioz është se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë dhe ajo që kam mësuar nga ministrja që po flasim, kur i kërkuam që të pëgatiste fjalimin e saj në Parlament , nxori diçka shumë çmenduri kur përshembull, elektriciteti u shpik për herë të parë, parlamenti e refuzoi se nuk ishte i ligjshëm. Parlamenti në atë kohë vendosi të vazhdonte me qirinj dhe të mos lejonte elektricitetin të ndriçonte parlamentin. Ishte ajo që i erdhi në mendje ky fakt.
Ndonjëherë është për të ardhur keq se njerëzit e lenë veten, nëpër video e të dhëna dhe duke bërë që anëtarët e asaj epoke bënë kundër elektriciteti. Nga ana tjetër, ka shumë keqkuptime jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se pa teknologjinë dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha. Kryeministri nuk kurseu batuta teksa tha se ende nuk e kanë zgjidhur problemin e martesave online. Aty ndërhyri Wiliam Burnet, i cili shtoi me shaka se nëse do të bëhen edhe divorce online. Kreu i qeverisë shtoi se për divorcet është më e thjeshtë sepse ata bëhen përmes WhatsApp dhe më pas në sallën e gjyqit.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Besoj që ne do të na duhet të mos e harrojmë kurrë ditën e ekzistencës sonë, që këtë radhë, kjo kohë ka ardhur me bekime për vende si ky i yni, vende që kanë vuajtur kaq shumë në të shkuarën dhe pa teknologjinë dhe pa përqafimin e teknologjisë dhe erës së digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, do të kishim vështirësi shumë të mëdha dhe do na duhej shumë kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Pra, në një erë të një progresi linear është diçka që do të na duhet të mos mbetemi më pas, po me teknologjinë, me avancimin, shanset e progresit eksponencial do të jenë të prekshme. Pra, ne do të pranojmë, do ta ‘’përqafojmë’’ këtë bekim dhe të mos kemi frikë që të përpiqemi dhe ta provojmë. Duke u kthyer tek fjala juaj që thatë në fillim, ne kemi trashëguar situata ku ishte shumë e vështirë për të kuptuar dhe për të reaguar më pak për faktin që, thjesht për të marrë një certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve , duke qëndruar në radhë për të orë të tëra, duke shpenzuar kohë dhe në fund duke paguar dhe një ryshfet për të marrë një dokument siç është certifikata e lindjes dhe nganjëherë edhe mungonte sepse personi mund te thoshte. ‘’na vjen keq, s’kemi letër ose na është prishur printeri, ose s’kemi bojë’’ apo të rrinte në radhë për orë të tëra dhe të rrinte edhe në kushtet e vështira thjesht për të paguar edhe energjinë elektrike, të rrinte në shi. Pra çfarë do të bënim nëse nuk do ta kishim këtë mundësi, këtë shans për të jetuar në një erë digjitale ku mund të mbështetemi pikërisht tek platformat e tilla digjitale dhe për të transformuar vendin e radhëve, e ryshfeteve për çdo hap, në çdo shërbim të administratës dhe çdo shërbim publik, ku shërbimet publike në vendin tonë tashmë ofrohen nga telefoni juaj inteligjent dhe s’ke fare pse të lëvizësh nga vendi për të marrë 95% të dokumenteve që ofron shteti. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qenë se na duhen dëshmitarët, duhet të thoni vetë ‘’po’’ fizikisht, por mbase edhe mund ta bëjmë, mund të ndodhë.
Wiliam Burnet: Po divorcin online mund ta bëni gjithashtu?
Rama: Besoj fort, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në “ëhatsapp”, pastaj formalizohen në sallën e gjyqit, po martesa është pak më e vështirë si proces. Pra këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja. Ideja është se si mund të krijojmë një hapësire ku të gjithë këtu në këtë sallë, apo persona të tjerë që janë jashtë, të jenë në pararojë të inovacionit për ide të reja, të kenë akses dhe të përdorin të dhënat e disponueshme që janë thesar i madh për zhvillimin e AI, për interesin tonë të përbashkët, të tyrin dhe të vendit. Në këto kushte, kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe gjithashtu të ndërlidhim këto startup-e, platformën e startup-eve me e-Albanian, platformën qeveritare, përmes AI.
William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe drejtues i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv e nisi fjalën e tij me lëvdada për kryeministrin Edi Rama për iniciativën e ndërmarrë për të integruar Inteligjencën Artificiale në qeveri. Ai tha se Shqipëria ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm për shkak të AI, por edhe për kontributin e Ramës.
“Nder i madh te jem këtu sot. Shqipëria po marrin vëmendje të madhe jo vetëm për AI, por për shkak tuajin, kontributin tuaj. Ju nuk jeni vend normal. Ai nuk është një kryeministër normal. Dhe kjo është një gjë e mirë sepse ju nuk keni kufizime. Ka aq shumë njerëz në Shqipëri që popullsia barazohet me një qytet i vogël në Kinë por ju nuk duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacion, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qenit gjeni. Kanë menduar se po të hapesh AI është çmenduri, tani mendojnë se është gjeni.
Ju po e bëni ambientin e sigurt për të gjithë publikun dhe do të krijoni gjeni me këtë terren. Nëse doni të përqafoni inovacionin, turbulencat janë situata të favorshme sepse ju lejojnë të prishni status quonë. Arsyeja se pse jeni një një vend frymëzues është se e keni thyer status quonë. Ju jeni shembelltura e krijimit shkatërrues, në sens krijues. E para është të kuptojmë se qeveritë janë ato që kryejnë inovacionin”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në prezantimin e programit të Startup Albania, dhe njëherë ka theksuar rëndësinë e ministres virutale Diella në zhvillimin dhe vënien në funksion të programit.
“Është një privilegj profesor që ju kemi mes jush në një ditë kaq të bukur për komunitetin ku ju e patë që ministrja lançoi produktin që ne kemi i kohë që po përgatisim me një kompani të orientuar drejt digjitalizimit, saktësisë, për grantet e qeverisë.
Nga ana tjetër kjo është një pjesë shumë e vogël e m të plotë që po përpiqemi të sjellim së bashku dhe në nga gjërat që do të materializojmë është,
Diçka tjetër, që ne kemi shumë dëshirë dhe përpiqemi të shtojmë përpjekjet tona me mbështetjen e ministres së Shtetit për IA që do të ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë hapësirës dhe rrjeti të qeverisë dhe të gjithë fuqisë së AI , këtë aksilerator e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhës mes inxhinierëve të IT dhe sektorit privat e publik dhe dëshirojmë që të ;i japim të gjithëve mundësinë të punojnë më të dhënat anonime dhe të dalin me zgjidhje për atë sektor dhe të mbështetin transformimin e çdo ministrie e agjensive.
Problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia, ndaj ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishme përpara dhe të eleminojmë të gjithë pengesat burokratike për të gjithë sipërmarrjet duke, për të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë”, tha Rama.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të projektit Startup Albania, i cili ka si për qëllim lidhjen e sipërmarrjeve inovative me qeverinë, ka deklaruar se zhvillimi teknologjik është shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare.
Ibrahimaj më tej tha se qeveria e sheh zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik.
“Në këtë salle jemi mbledhur për të prezantuar shumë projekte. Që prej dy vitesh kemi punuar për të krijuar Startup Albania, por sot me prezantimin dhe linçimin e platformës, agjencia e Startup-ve kthehet në vizionin që ne kemi, sesi duhet një institucion të shërbejë. Domethënë me procedura automatike, me proceduara që nuk bëhen nga njeriu por nga inteligjenca artificiale, me proceduara transparente dhe mbi të gjitha me proceduara që i shërbejnë ekosistemit. Shumë shpejt në platformë do të kemi një modul për trajnimin, të cilën do t aksesojë çdo kush që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij ekosistemi.
Nga ana tjetër ne kemi bërë një market place, që bën bashkë qeverinë, startup-et dhe korporatat. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të krijojmë ura lidhëse për zhvillimin e ekonomisë. Ne e shohim zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik”, tha Ibrahimaj.
Komente

Bravo Edi Rama qe arrite me i turullos shqipetaret me Diellen,askush nuk e din cfare eshte diella ,te gjithe pyesin per te,
Përgjigju