Politikë

Rama: Pranverën e ardhshme, Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht! Mund t'i bëni edhe pyetje

22 Shtator, 12:09| Përditesimi: 22 Shtator, 13:57

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht. Sipas kreut të qeverisë, do të mund t'i bëhen edhe pyetje, apo të flasë në TV me gazetarë. 

“Jam 100% i sigurtë që shumë shpejt, jo shumë vonë ministrat e inteligjencës artificiale nuk do jenë lajm në të ardhmen. E di që ne kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike me këtë ministre por do të ndodhe. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara por ç ‘është më e rëndësishme është presioni psikologjik që ushtron tek njerëzit, tek humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe për të sjell rezultate. Besoj se ne duhet të avancojmë dhe të avancojmë dhe të nxisim inovacionin dhe nuk po themi se të gjitha do jenë të suksesshme por besoj fort që shumica e proceseve do jenë të suksesshme. Tani ne po punojmë dhe besoj që ne pranverën e ardhshme ne do ta kemi këtu dhe mund t’i bëni dhe pyetje asaj vet. Kështu që, do të jetë me prezencë, me njohuri, me kapacitetin për të reaguar, debatuar, diskutuar dhe për të na thënë dhe gjera të reja që ne nuk i dimë sepse është me njohuri shumë të mëdha, është e pajisur me njohuri dhe përvojë. Ne po e sjellim në takime qeveritare kemi prezent, e kemi në parlament Për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në televizion duke folur dhe me gazetarët. Pra çfarë do të ndodhë më pas? Do ketë kapacitete e avancuara por në fund mundet, dua ta përsëris këtë, që mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mundeni ta delegoni është që të hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do bëjnë referendum dhe do thonë “që ne duam që inteligjenca artificiale të na qeverisë”. Besoj fort që profesori është ende i ri. Do ta shohë atë ditë, besoj dhe ju mendoni për atë ditë që mund të vijë dhe çfarë ane do merrni në referendum por për momentin pushteti për ekzekutim i inteligjencës artificiale është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr inteligjencën artificiale ne drejtimin e duhur, për të udhëhequr inteligjencën artificiale për qëllime të mira sepse në fund unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që të mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. Kur vjen puna për të bërë keq dhe s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi kur ka tendencën dhe bën mirë.", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Startup Albania/ Rama: 'Diella' nuk merr vendime, vendosim ne për të! Platformë e re me AI për skicat e ndërtimeve (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?