Sociale

Pa televizor dhe i njohur për modestinë e qëndrimet e forta! Kush është Fortlumturi Joani, nga pagëzimi në fshehtësi, lidhja me Anastasin te kryebariu i ortodoksëve

16 Mars, 16:22| Përditesimi: 16 Mars, 17:25

  • Share

Imzot Joan Pelushi është Kryepeshkopi i parë shqiptar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas vitit 1990. Historia e tij është simbol i një kleriku shqiptar, që luftoi deri në vetëmohim për besimin, nga persekutimi i ateizmit komunist te kryebariu i ortodoksëve të Shqipërisë. 

Ai lindi më 02 janar 1956, në një familje bektashiane në Shqipëri, megjithatë konvertimi i tij i fshehtë në krishterim nuk u vonua. Që kur ishte ende në bankat e shkollës, në një kohë kur regjimi i Hoxhës po zbatonte persekutimin e egër të feve, Imzot Joan u pagëzua nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apolonisë, Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të fshehtë të kishës.

Në vitet e diktaturës punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, ndërsa menjëherë në vititn 1990 u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku studioi teologji në Boston, ndërsa në vitin 1992 kontaktoi  Kryepeshkopin Anastas të cilin e njoftoi për vendimin e tij se do të kthehet në Shqipëri. Primati i sapozgjedhur në atë kohë i Kishës Ortodokse Anastas e mirëpriti vendimin e Joan Pelushit dhe që nga ajo kohë u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë. Imzot Joan Pelushit ishte peshkopi i parë i shuguruar nga kryepeshkopi i ndjerë Anastas dhe u bë dora e djathtë e tij. Së bashku ata themeluan Sinodin e shenjtë për herë të parë në vitin 1998, pas dekadash mungese. 

Si “fëmijë” i Anastasit, në Mitropolin e Korçës ka demonstruar punë në shkrimin dhe përkthimin e librave, gazetave e revistave, si dhe u ka ofruar ndihmë personave që kanë pasur nevojë.  Ai bën një jetë shumë modeste. Ai nuk ka as televizor në shtëpinë e tij, sepse e konsideron atë një “sfidë”. Ai në përgjithësi është një person që mban tonët e ulta dhe shmang ndërhyrjet publike. 

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka guximin e mendimit të tij, i cili shpesh është shumë i mprehtë. Për shembull, shtatorin e kaluar në Paris, para presidentit francez Emmanuel Macron, si përfaqësues i Kishës Shqiptare , ai mbajti një fjalim për luftën dhe varfërinë, duke thënë se “paqja është një kombinim i drejtësisë dhe solidaritetit. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi dhe nuk mund të ketë drejtësi pa solidaritet”.

Fortlumturia e tij Joani ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës. Kontributi i tij në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studiues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Ai nuk e konsideron shkrimin si diçka të rëndësishme. "Zoti nuk do të më përgëzojë nëse shkruaj një libër të përsosur mbi Teologjinë. Por ai do të më pyesë se çfarë ndodhi me plakën e varfër që e injorova”, citohet të ketë thënë ai.  

Ai është ftuar si lektor në dhjetëra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga shumë Kisha Ortodokse në botë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?