Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur, ku një pacient u hodh nga kati i katërt. Në reagimin e tyre, spitali bën me dije se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.
"Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.
65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.
Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Tronditet sërish spitali 'Shefqet Ndroqi'! Pacienti me koronavirus nga Klosi hidhet nga kati i 4-të, 65 vjeçari ndërron jetë
B.K./ReportTv.al