Tronditet sërish spitali 'Shefqet Ndroqi'! Pacienti me koronavirus nga Klosi hidhet nga kati i 4-të, 65 vjeçari ndërron jetë

2 Shtator 2020, 20:35| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 08:21

  • Share

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Covid-2 "Shefqet Ndroqi".

Sipas informacioneve, një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Mësohet se Hasan Mira rreth 65 vjeç, ishte i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus. Ngjarja është regjistruar rreth 40 min më parë dhe dyshimet paraprake janë gjendja e rënduar psikologjike e 65 vjeçarit nga Klosi, i cili merrte trajtim në këtë spital. Sipas informacioneve, Mira ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të Covid19.

Kujtojmë se me 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Burime bëjnë me dije se viktima ishte vjehrri i ish deputetit të LSI-së, Gjetan Gjetani.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 22:05
Pacienti me COVID hidhet nga kati i katërt/ Reagon spitali 'Shefqet Ndroqi'

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur, ku një pacient u hodh nga kati i katërt. Në reagimin e tyre, spitali bën me dije se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

"Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë", thuhet në reagim.

Ora 21:40
65 vjeçari u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit të LSI-së

Pacienti 65 vjeçar i infektuar me koronavirus u hodh nga kati i katërt të spitalit "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se 65 vjeçari, Hasan Mira ishte vjehrri i ish deputetit të LSI, Gjetan Gjetani. Ky i fundit ka qenë deputet i Partisë Socialiste, por pas përjashtimit i është bashkuar LSI-së.

Hasan Mira ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore në momentin që ka kryer aktin e hedhjes nga kati i katërt i spitalit, duke humbur jetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 03/09/2020 04:50

    Duhen kryer hetime te thelluara jo si rasti i pare qe u mbyll sikur kishte rene nje lope dhe hajt ta groposim. Ne gjendje te renduar psikologjike po duhet pare a ka mjek psikolog, psikiater per keta te semure, qofte dhe per seanca te vecanta, te mos harrojme qe jemi nje shoqeri mjaft sociale, ndoshta duhen pare edhe masat e izolimit ne drwjtim te aparateve te telekomunikimit, pasi po degjojme perdite te aferm te te semurve me covid qeankohen per mungese totale informacioni ne lidhje mbi gjendjen e te afermeve te tyre.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/09/2020 00:30

    Prandaj o Komentues, duhet te zbatohen rregullat Edhe Ju komentues duhet ti zbatoni rregullat , veni Maskat se mos ndonjeri nga Ju na hidhet jo nga ndertesa e spitalit por tek rrotat e Trenit.

    Përgjigju
  • Shqip: 03/09/2020 00:24

    Rilindja kriminale po vret shqiptaret ne spitale cfare turpi dhe me e keqa un po e can koken njeri e kane mendjen si te vjedhin votat e shqiptareve

    Përgjigju
  • Bes: 03/09/2020 00:06

    Epo paska ministrja te krijoj kushtet te vendosi trampoline se kushtet brenda spitalit qenkan deshperuse. qe te mendoj pacienti vetvrasjes jo nje po rasti disat qe perseritet kjo te ben te mendosh qe ose po i torturojn sa preferojn vdekjen e shpejt ose ska agje brenda ati spitali qe te bej te japi shpres qe mund tja dalesh. Jep dorheqjen ose vrit veten.

    Përgjigju
  • Eda: 02/09/2020 23:48

    Ju lutem mungon komenti im. Ka shume rendesi te theksohet fakti i respektimit te privatesise se çdo individi e jo duke e censuruar ne pasjen e tel si mjet komunikimi me familjaret

    Përgjigju
  • Eda: 02/09/2020 23:37

    Spitali vete te krijon trishtim. Plus semundja ka veshtiresite e veta. Nuk ka kuptim kur pacientet jane te shtruar te mos kene telwfonin per komunikim dhe per te kalu kohen. Nuk po flasim per rastet e terapise intensive. Mbaj mend kur gazetari çani u lidh direkt nga emisioni i tij me nji pacient ne nji spital ne amerike. Djali shqiptar komunikonte me çanin ne emision e infermjerja vinte e i bente mjekimin. Po nuk ia hiqte njeri telefonin. Ju lutem jo gjithe ky izolim se nuk ka sens

    Përgjigju
  • Patrioti: 02/09/2020 22:37

    Pacientëve që janë të shtruar u duhet lënë telefoni të komunikojnë me familjen ashtu siç ndodh në çdo vend të botës. Ministrja që del e bën show 24 orë duhet të dali publikisht e të sqaroi popullin përse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera nuk lejon pacientët të komunikojnë me familjarët.

    Përgjigju
    • Socialisti: 03/09/2020 01:14

      Po zotëri ashtu është. Ndërkohë vazhdoni hani mut, votoni kto qe jane, dhe mundësisht ti beni dhe reklamë. Tek lajmi i rradhes vazhdoni shprehni mendimin tuaj me një koment

    • hahh: 03/09/2020 00:26

      kush ta tha ty qe lejohet telefoni ne vende tjera. une jam nje nga ata qe ka qene shtruar ne spital jashte vendit dhe nuk me lejohej telefoni.....mos flisni budalliqe

  • moderni: 02/09/2020 22:28

    te hetohen mjek e infermiere.

    Përgjigju
    • mosssss: 03/09/2020 00:28

      te hetohesh ti per ikje truri ne drejtim te paditur.....paske cu trunin me pushime mgja

  • Albuf: 02/09/2020 21:49

    Covid shkakton ulje të oksigjenimin në tru prandaj jep gjendje të rëndë depressive. Ska të bëjë me mjekët ka të bëjë me virusin. Luan me forma imazherie Ka ndodhur kudo dhe ka studime online që të shpjegojnë.

    Përgjigju
    • Emrim: 02/09/2020 23:13

      Mjeket heronj qe nuk i kapin me dore pacientet edhe i cojne ne vetvrasje.Skemi degjuar te hidhen nga spitalet e botes sic po ndodh ne shqiperi.Turp.qeveri turpi vetem te bej show di.

  • shkodran-i: 02/09/2020 21:28

    kta me t'than mendja se jane tu nxjerr vaksinen,kasapat e dreqit..sa vet duhet t'jen si puna e ktij

    Përgjigju
  • Tralala: 02/09/2020 21:04

    E kan hedhur doktorrat ket pacientin nga ballkoni se nuk moren leket e mjekimit dot..dhe u hakmorren duke e hedhur nga ballkoni..mjeket jan bandita te medhenj..

    Përgjigju
  • Visi: 02/09/2020 21:03

    Po me pase shtet duhet me hape nje hetim te madh per ket pune se dakort vdekjet nga kovidi po ndodhin ne gnithe boten Por kto vetvrasjet nga kovidi nuk po ndodhin askund tjeter pervec se ne shqiperi Pra ktu ka dicka qe nuk shkon me keto spitalet Ne mos nga padituria nga dora e shtetit qe do te beje shifra per tja tregu be Sdi por dicka jo njerezore po ndodh ne ato spitale ju thanshin

    Përgjigju
    • €€€€€€€: 02/09/2020 21:48

      E hodhen doktorrat se nuk i dhe euro pacienti ..dhe e hodhen nga ballkoni...

  • Lida: 02/09/2020 20:58

    Duhet pare urgjent kombinimi ilaceve qe u japin se nuk ben vaki rasti dyte.Miksimi i ilaceve qe u japin i con ne alucinacion ne pavetdije dhe nen efektin e medikamenteve bejne veprime te pakontrolluara te pavullnetshme si gjendje sonambul.

    Përgjigju
  • XXXX: 02/09/2020 20:44

    E KAN NGA ILACET QE U JAPIN. I SHKALLUAN NJEREZIT KTA DOKTORA LEGENA.

    Përgjigju
    • duart ne koke: 03/09/2020 00:31

      .....po ti mer plak ca ilacesh je duke pi.....qeke akoma rende se keta qe hidhen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?