Politikë

'Pact of Free Cities', Rama: Puna e qeverisë nuk mund të zëvendësojë atë që qytetet duhet të bëjnë për njerëzit

5 Shkurt, 15:51| Përditesimi: 5 Shkurt, 17:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në samitin e "Pact of Free Cities" të zhvilluar në Tiranë. Rama tha se samite të tilla është e mira që të zhvillohen më shpesh që qytetet europiane mes tyre të ndajnë eksperiencat. Ndërkohë që theksoi se puna e një qyteti nuk mund të kompensohet nga ajo që bën një qeveri, pasi qyteti është shtëpia e qytetarit. 

'Dua të shtoj, që jo vetëm ja vlen por është edhe më shumë e domosdoshme, qytetet do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme të njerëzve. Në rast se qeveritë mund të bëjnë diçka më shumë apo më pak, është e pamundur të zëvendësojnë atë që qytet duhet të bëjnë për njerëzit. Qytetit për njerëzit është shtëpia dhe padyshim ambicia për ta bërë më të mirë shtëpinë është e pakufizueshme. Ju falenderoj shumë, jam i bindur se të gjitha që keni thënë mes veti janë më interesante se këto që thashë unë.

Përveç këtij takimi, Tirana të zhvilloj sa më shumë edhe marrëveshje dypalëshe me të gjitha qytetet e pranishme. Është dhe mundësia e një eksperience që akumulohet në shumë vende, por edhe ndarja e dështimeve me të tjerët, por edhe ndarja e përfitimeve me të tjerët.  Një falenderim personal për Barcelonën dhe Amsterdamin, qytet ku kam mësuar shumë. Çfarë kemi bërë në Tiranë në atë periudhë nuk do ishte aq sa do ishte nëse nuk do kishte qenë marrëdhënia me Barcelonën dhe Amsterdamin', theksoi Rama. 


Lajmi kryesor:

‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?