TIRANË - Kryebashkiakë të metropoleve më të rëndësishme evropiane dhe jo vetëm u mblodhën këtë të mërkurë në Tiranë, në samitin 'Pact of free cities'.
Në mbledhjen e kryebashkiakëve europianë, u ftua të marrë fjalën e tij dhe kryeministri Rama. Ai ndau eksperiencën e tij si kryebashkiak i Tiranës vite më parë kur mori nga eksperienca e qyteteve si Barcelona apo Amsterdam në zhvillimin urban të Tiranës.
'Dua të ndaj eksperiencën time të parë dhe frymëzuese drejtpërdrejtë për çka më pas u bë pjesë e punës sime, eksperienca në Barcelonë. Është një destinacion në një territor ku sipas meje çdokush që merr përsipër të drejtoj një qytet apo fshat duhet ta prek apo ta shoh nga afër. Është një klasë e hapur për të marrë mësime, për qasjen ndaj hapësirës publike, zhvillimit urban, qasjen ndaj së bukurës. Kur unë u bëra kryetar i bashkisë, pata pastaj privilegjin të kemi sipas marrëdhënie me Barcelonën dhe të kemi këtu, si mik të ftuar që ndër rilindësit e Barcelonës modern Josef Casimo.
Na ndikoi në punën tonë me filozofinë e tij të akupunkturës që luajti rol të posaçëm në rilindjen e Tiranës. Nuk mund të mos e kujtoj dhe eksperiencën në Holandë. Në Amsterdam kemi pasur dëshirën të mësojmë mbi planifikimin urban dhe nga Roterdami kemi marrë goxha eksperiencë. Sot disa protagonistë të asaj kohe janë prezent në Tiranë dhe Shqipëri në punët tona të zhvillimit urban.'
Kryeministri vlerësoi dhe qytete si Varshava, ndërsa tha se shkëmbimi i eksperiencave në samite të tilla për një qytet si Tirana ishte e pamendueshme deri pak vite më parë, ku kryeqytete europiane shiheshin me admirim.
'Të drejtosh një qytet dhe të punosh për një qytet ka dhe këtë mundësi të veçantë, të jepet rasti të mësosh nga eksperienca e të tjerëve. Gjërat janë të njëjta, sfidat janë të njëjta. Është e pabesueshme për mua, është kënaqësi që Tirana të ketë një mundësi brez përfaqësues të këtyre qyteteve që deri dje ishin si muzeumet e kryeveprat e artit për piktorët e provincës. Nuk ka qenë e imagjinueshme deri jo shumë vite me parë që ne të bëheshim mikpritës i samiteve apo dhe i një konference si kjo, ku ka shumë të tjerë para nesh. Për të mos mbetur në këtë pikë, shpreh shumë respekt edhe shumë admirim për çka kanë bërë kryetarët e bashkisë në Varshavë. Është një platformë për të parë dhe kuptuar si mund të transformohet në një plan modern dhe sit ë vihet në shërbim të jetës bashkëkohore një qytet me shumë trashëgimi, ku dhe komunizmi krijoi shumë frenim dhe ngrirje.'
Në samitin e “Paktit të Qyteteve të Lira”, një organizëm ku bëjnë pjesë qytete nga Los Anxhelos në SHBA, të Taipei në Azinë lindore, u miratua në kryeqytetin shqiptar “Deklarata e Tiranës”, një angazhim që sipas kryebashkiakut Veliaj tregon hapjen dhe pranimin e kulturave dhe shoqërive të ndryshme.
“Kur shoh se si qyteti më i izoluar në Evropë është sot Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, më bën shpresëplotë se qytetet mund të ndryshojnë; vendet, shoqëritë, realitetet mund të ndryshojnë. Çdo gjë është e mundur nëse secili prej nesh merr seriozisht angazhimin tonë për të qenë transformues, inovatorë dhe hapësira të hapura për qytetarët tanë, por të hapura edhe për të tjerë, që vijnë nga vështirësitë që mund të sjellë lufta, ndryshimet klimaterike apo sfidat e jashtëzakonshme ekonomike”, tha Veliaj.
Samitin që bëri bashkë kryetarët e bashkive të 20 vendeve të ndryshme e përshëndeti edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila e konsideroi urbanizimin e Tiranës dhe Shqipërisë me ritmet më të larta.
“Nga një vend ku mbizotëronte popullsia rurale, e cila në vitin 1990 përbënte rreth dy të tretat e popullsisë, pas tre dekadash kemi arritur në pikën ku tashmë është popullsia e qyteteve që përbën rreth dy të tretat e popullsisë së vendit. . Besoj se nuk e teproj nëse pohoj, se mes vendeve të rajonit, madje mes vendeve të Europës Lindore, Shqipëria ka pasur ritmet më të larta e më të shpejta të procesit të urbanizimit. Në projektin tonë europian, ne inkurajojmë qytetet tona të përfitojnë nga mundësia e aksesit të drejtpërdrejtë në fondet e BE-së, duke reduktuar varësinë nga financimi qeveritar”, u shpreh Spiropali.
Pakti i Qyteteve të Lira është një rrjet global qytetesh ku bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Parisi, Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti apo Berlini dhe synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira si dhe të sigurojë fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.
Një fjalë përshëndetëse në samitin "Pakti i Qyteteve të Lira" që po zhvillohet për herë të parë në Tiranë, e mbajti edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Teksa falenderoi të gjithë të pranishmit, kryeministri tha se Tirana sot është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të Shqipërisë për turistët. Sipas Ramës ky transformim është i jashtëzakonshëm.
"Më vjen mirë që në Tiranë, jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por edhe mundësinë e një eksperience në një kryeqytet që sot është bërë një nga destinacionet kryeqsore të Shqipërisë, gjë që nuk imagjinohej disa vite më parë. Sot Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore. Ne kemi në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë për hir të së vërtetës, një numër të konsiderueshëm arkitektësh të prestigjit më të lartë ndërkombëtar. Tiranës i shkon më së miri shprehja: Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë.
Sepse do të duhet edhe ca kohë që gjithë këto projekte të kthehen nga dosje të punuara prej arkitektësh të jashtëzakonshëm në objekte të jashtëzakonshme. Megjithatë që tani ka filluar dhe duket kjo që po ndodh dhe ky është vetëm fillimi i një gjerdani goxha të lartë veprash të arkitekturës bashkëkohore. Nuk dua të flas shumë për Tiranën, sepse tjetër kush është në krye të punëve të Tiranës", u shpreh Rama.
Samiti "Pakti i Qyteteve të Lira" është një rrjet global qytetesh, ku bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Los Angeles, Milano, Mynihu, Parisi etj. Ky rrjet që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive. Gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur disa panele diskutimi, ku kryetarët e bashkive pjesëmarrëse dprekën tema si siguria e qyteteve në kohë krizash, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe migracioni.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në samitin e "Pact of Free Cities" të zhvilluar në Tiranë. Rama tha se samite të tilla është e mira që të zhvillohen më shpesh që qytetet europiane mes tyre të ndajnë eksperiencat. Ndërkohë që theksoi se puna e një qyteti nuk mund të kompensohet nga ajo që bën një qeveri, pasi qyteti është shtëpia e qytetarit.
'Dua të shtoj, që jo vetëm ja vlen por është edhe më shumë e domosdoshme, qytetet do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme të njerëzve. Në rast se qeveritë mund të bëjnë diçka më shumë apo më pak, është e pamundur të zëvendësojnë atë që qytet duhet të bëjnë për njerëzit. Qytetit për njerëzit është shtëpia dhe padyshim ambicia për ta bërë më të mirë shtëpinë është e pakufizueshme. Ju falenderoj shumë, jam i bindur se të gjitha që keni thënë mes veti janë më interesante se këto që thashë unë.
Përveç këtij takimi, Tirana të zhvilloj sa më shumë edhe marrëveshje dypalëshe me të gjitha qytetet e pranishme. Është dhe mundësia e një eksperience që akumulohet në shumë vende, por edhe ndarja e dështimeve me të tjerët, por edhe ndarja e përfitimeve me të tjerët. Një falenderim personal për Barcelonën dhe Amsterdamin, qytet ku kam mësuar shumë. Çfarë kemi bërë në Tiranë në atë periudhë nuk do ishte aq sa do ishte nëse nuk do kishte qenë marrëdhënia me Barcelonën dhe Amsterdamin', theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e 'Paktit të qyteteve të lira' e cila po mbahet në Tiranë. Rama vlerësoi bashkëpunimin e kryeqytetit me qytete si Barcelona dhe Amsterdami në planin e zhvillimit urban.
Më tej kujtoi kohën si kryetar bashkie, kur sapo mori detyrën një gazetar e huaj i tha se në Tiranë nuk ka se çfarë të fotografosh përveç njerëzve.
'Më vjen mirë që këtu në Tiranë ofrojmë jo vetëm pritjen tonë, tek mikpritja i mundim holandezët dhe gjithë perëndimorët, përveç spanjollëve. Përveç mikpritjes ti ofrojmë eksperiencë në një qytet që sot është bërë dhe një nga destinacionet turistike të Shqipërisë. Një qytet ku më kujtohet se me çfarë lloj turpi, skuqjeje e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare dashamirëse italiane më vjen keq than ë këtë qytet nuk mund të fotografosh asgjë përveç njerëzve.
Po të doje ti mbroje shqiptarët nga sytë përçmues që na shihnin nga jashtë nuk duhet ti tregoje fotografi nga Tirana. Duhet të mbaje aparatin të drejtuar nga qielli, mali. Sot Tirana është kthyer në një platformë të arkitekturës bashkëkohore. Një numër arkitektësh, janë rreth 8 apo 9 që bëjnë projekte në Shqipëri. Nuk dua të flas më shumë për Tiranën, por duke qenë se mu dha mundësia të bëja këtë përshëndetja, duke qenë i bindur se mikpritësit e bashkisë Tiranë, përveç konferencës miqtë ta shijojnë edhe pjesën tjetër të Tiranës, jashtë sallës dhe sidomos ata që kanë ardhur nga Europa e ftohët të shijojnë ushqimin e ngrohtë', tha Rama.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit.
Duke folur në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, Spiropali deklaroi se Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje të këtyre ndryshimeve për europianimzin e Shqipërisë.
“Ne kemi shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në familjen europiane brenda vitit 2030 dhe po punojmë fort për ta realizuar këtë objektiv. Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje, të këtyre ndryshimeve për europianizmin e Shqipërisë. Tirana nuk është vetëm një qytet dinamik dhe me zhvillim të shpejtë, por dhe një model i politikave urbane progresive, një kantier ndryshimesh si një laborator i qeverisjes efektive. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nesër gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushteti I të bukurës së dobishme që rrit dhe çmon cilësinë e jetës së qytetarit që e bën atë më të lehtë. Ne në Tiranë, këtë e dimë shumë mirë, edhe falë punës së Erionit dhe Bashkisë Tiranë”, deklaroi Spiropali.
ku eshte inceneratorini tiranes. o hajdut...qyteti me i. madh i shqiperise pa incenerator..sa turp...cfare qeverie....
PërgjigjuPra kur bëre atë katrahurë që quhet "Komuna e Parisit" kishe në mendje Amsterdamin? Apo fajin e kishte Tan Lepri? Ore Komandant, a ke frikë se mos të zënë mallkimet e të sëmurëve të onkologjikut që i le pa ilaçe? Pyes për një mik
Përgjigju