Politikë

'Pakti i qyteteve të lira'/ Rama: Kur mora detyrën si kryebashkiak, një gazetare më tha 'këtu nuk ke se çfarë të fotografosh përveç njerëzve'

5 Shkurt, 15:35| Përditesimi: 5 Shkurt, 17:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e 'Paktit të qyteteve të lira' e cila po mbahet në Tiranë. Rama vlerësoi bashkëpunimin e kryeqytetit me qytete si Barcelona dhe Amsterdami në planin e zhvillimit urban.

Më tej kujtoi kohën si kryetar bashkie, kur sapo mori detyrën një gazetar e huaj i tha se në Tiranë nuk ka se çfarë të fotografosh përveç njerëzve. 

'Më vjen mirë që këtu në Tiranë ofrojmë jo vetëm pritjen tonë, tek mikpritja i mundim holandezët dhe gjithë perëndimorët, përveç spanjollëve. Përveç mikpritjes ti ofrojmë eksperiencë në një qytet që sot është bërë dhe një nga destinacionet turistike të Shqipërisë. Një qytet ku më kujtohet se me çfarë lloj turpi, skuqjeje e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare dashamirëse italiane më vjen keq than ë këtë qytet nuk mund të fotografosh asgjë përveç njerëzve.

Po të doje ti mbroje shqiptarët nga sytë përçmues që na shihnin nga jashtë nuk duhet ti tregoje fotografi nga Tirana. Duhet të mbaje aparatin të drejtuar nga qielli, mali. Sot Tirana është kthyer në një platformë të arkitekturës bashkëkohore. Një numër arkitektësh, janë rreth 8 apo 9 që bëjnë projekte në Shqipëri. Nuk dua të flas më shumë për Tiranën, por duke qenë se mu dha mundësia të bëja këtë përshëndetja, duke qenë i bindur se mikpritësit e bashkisë Tiranë, përveç konferencës miqtë ta shijojnë edhe pjesën tjetër të Tiranës, jashtë sallës dhe sidomos ata që kanë ardhur nga Europa e ftohët të shijojnë ushqimin e ngrohtë', tha Rama. 


Lajmi kryesor:

‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?