Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit.
Duke folur në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, Spiropali deklaroi se Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje të këtyre ndryshimeve për europianimzin e Shqipërisë.
“Ne kemi shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në familjen europiane brenda vitit 2030 dhe po punojmë fort për ta realizuar këtë objektiv. Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje, të këtyre ndryshimeve për europianizmin e Shqipërisë. Tirana nuk është vetëm një qytet dinamik dhe me zhvillim të shpejtë, por dhe një model i politikave urbane progresive, një kantier ndryshimesh si një laborator i qeverisjes efektive. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nesër gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushteti I të bukurës së dobishme që rrit dhe çmon cilësinë e jetës së qytetarit që e bën atë më të lehtë. Ne në Tiranë, këtë e dimë shumë mirë, edhe falë punës së Erionit dhe Bashkisë Tiranë”, deklaroi Spiropali.
Lajmi kryesor:
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
Xh.K/r.k./ReportTv.al