Në një takim me punonjësit e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama u ka shpjeguar atyre se sa do t’u shkojë paga pas hyrjes në fuqi të rritjes së rrogave minimale dhe asaj mesatare.
“Ndërkohë që për shkak të pagës minimale që e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë që si do shkojë paga, sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund. Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë, pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë. Pastaj Rezari 218 mijë lekë dhe pastaj Monika 249 mijë lekë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton rrogat e reja për stafin e kryeministrisë: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm
K.T./ReportTv.al