Paga në dorë/ 'E papranueshme, do marrim masa të forta!' Rama apel punonjësve: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagën

20 Shtator, 19:32| Përditesimi: 20 Shtator, 22:00

  • Share

Në vijim të turit në shkollat profesionale për të orientuar të rinjtë drejt një tregu të garantuar, kryeministri Rama foli për reformën e sigurimeve shoqërore dhe luftën ndaj informalitetit.

Nga Elbasani, teksa ishte ditën e sotme në Shkollën Profesionale të këtij qyteti, Rama tha se qeveria do të marrë masa të forta që bizneset të deklarojnë pagat e plota, gjë që reflektohet më vonë edhe në pensione.

“Besoj unë që rruga më e thjeshtë për t’ua thënë të gjithëve është që kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët dhe një pjesë tjetër të merret në dorë për të mos paguar sigurimet shoqërore, faktikisht i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marrë nga pensioni i gjyshe dhe i gjyshit.

Ky është thelbi sepse ai i sigurimeve shoqërore aty që secili e paguan për pensionin e vet kur të dalë në pension dhe që shumëkujt i duket si një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, se “deri sa të dal unë unë pension, punë e madhe fort’’, në fakt është pjesa që shkon në arkën e sigurimeve shoqërore dhe përdoret për të paguar pensionet e gjyshërve, siç kur t’i vijë radha atyre që paguajnë sot sigurimet që të jenë pensionistë, do të jenë të tjerët që do të paguajnë për ta dhe në këtë pikë duhet me pas shumë më tepër vetëdije dhe duhet me vënë barrikadën aty që çfarë më jep, të lutem shumë shënojë këtu edhe unë dua pagën të plotë, të pastër me sigurime shoqërore brenda, dhe shëndetësore se ndryshe pastaj është e kotë të themi, rriteni pensionin e gjyshes, rritni pensionin e gjyshit sepse rritja e pensionit të gjyshes dhe gjyshit lidhet në radhë të parë me sa të gjithë bashkë”, tha ai.

Duke u ndalur te rritja e pagave për mësuesit, Rama theksoi se do të ketë rritje tjetër. 

“Një pagë dinjitoze, natyrisht që do ta rrisim më tutje, por është në radhë të parë rezultat i rritjes ekonomike dhe rritjes së mundësive sepse ne kemi zgjeruar mundësitë. Sfida kryesore është zgjerimi i mundësisë për pensionistët, kjo është pjesa më e vështirë”, shtoi ai.

Shefi i qeverisë gjithashtu iu bëri thirrje edhe punonjësve, të cilëve nuk iu deklarohet paga e plotë që të denoncojnë punëdhënësit e tyre. 

“Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për një shef, në mënyrën më të pacipë, është haptazi kriminale. Edhe ne do të ndërmarrim hapa shumë të forta për këtë, por në të gjitha rastet kjo duhet të jetë në koshiencën shoqërore”, theksoi kryeministri.

Rama kërkoi vijimin e fushatës për studimet në shkollat profesionale, si një mundësi për të qenë pjesë e tregut të punës në të ardhmen. 

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama më (8 shtator) deklaroi se kush nuk i deklaron reale pagat e punonjësve do të arrestohet. Rama u kujtoi të gjithë punëdhënësve se do ta pësojnë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike disa vite më parë.

Ndërsa, nga java e dytë e muajit tetor, Rama paralajmëroi nisjen e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, duke thënë se sipërmarrjet që fshehin pagat reale po vjedhin edhe atë çka u takon pensionistëve.

Report Tv mësoi pak ditë më parë se nëndeklarimi i pagave të cilin Rama lajmëroi ta luftojë me burg, do të zbulohet përmes inteligjencës artificiale. Përmes ngritjes së një sistemi do të kryqëzohen pagat e deklaruara nga bizneset për punonjësit, dhe ku do të evidentohen mospërputhjet.

Ora 19:05
‘Ma solle kafen si diversant’, Rama batuta me studentin në Elbasan: Mos je nga Gjirokastra ti?

 

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ishin sot në Shkollën Profesionale të qytetit të Elbasanit.

Në një moment kryeministri Edi Rama, bëri një batutë edhe me një nga studentët e kësaj shkolle që i serviri kafenë, të cilin e pyeti nëse ishte nga Gjirokastra pasi i solli kafe vetëm kryeministrit.

“Si të më bëjë mirë? Çfarë jam unë këtu, diversant që të pi kafe vetëm? Nuk ka nevojë për ëmbëlsira, na bëj ndonjë kafe. Nga Gjirokastra jeni ju? Shumë të shtrënguar e paske dorën”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 21/09/2024 14:02

    Kam denoncuar une kushedi sa here, vetem ish kompanine qe punoja MEKTRIN MOTORS nja 8 here, emaile e gjera po ashtu jane akoma MADJE ME KEQ

    Përgjigju
  • Leonard: 21/09/2024 09:12

    Njerzit parapelqejne ti fusin ne xhep ato pare se sa tja japin ketij te gjatit dhe skemes deshtuar alla-sude te pensioneve. Nese nje punonjes do me denonconte mua si pronar, thjeshte do i heqi gojes se tij buken, dhe mbi te gjitha do i vere vetes nje damke ne CV qe zor se e puneson me njeri ns kete dynja, me besoni qe sdo ta kete aspak te lehte qe te gjeje nje pune tjeter. Historia e qenit qe kafshoi te zone.

    Përgjigju
    • adi: 21/09/2024 14:03

      ore paga ne dore mua po ma thane e lej punen, o ne banke dhe MUNDESISHT faleminderit ne fund ndryshe ciao

  • Tutu: 21/09/2024 05:19

    E cfare masash do marresh mor qyqar… vec do u shtosh bandave e tua shteterore nue rryshfet me shume .. ky eshte shteti bande me i organizuar qe ka patur ndonjehere Shqiperia…nuk mund te zbatosh ligjin , me ata qe e shesin perdite me ne krye zoti Rama…!!

    Përgjigju
  • ceni: 21/09/2024 01:45

    Morali po vodhe pak hyn ne burg, po i lujte fene si me inceneratoret, nuk hyn ne burg. Eh ta lumsha o skenderbe

    Përgjigju
  • Njekisha: 20/09/2024 23:24

    Nje pyetje kisha une: Pse duhry ti zgjidh kryeministri jon i dashur te gjitha? Se dit per dit del ky i pari te lajmet do zgjidhik kte do bejm ate, kjo nuk shkon kjo duhry ber kshu kjo duhet ber ashtu. Ska ministra e drejtora e vartes te tjer ky kryeminister qe ti bejn/sugjerojn ose ti thon ne deklarat per mediat? Ose mos ta deklarojn fare thjesht te bejn punen...dashkan me vertet ta bejn "liderin jon suprem" si kim jong unu me shok...po ik o karundar parisi thojiji se kim jong uni vetem per floket qe ka se kap dot ti

    Përgjigju
  • Albania: 20/09/2024 22:09

    Beni publike perllogaritjen e pensionit per cdo qytetar ne faqen e tij te e-albania, qe te jemi ne dijeni se sa do na dali pensioni!!! Ndryshe nuk denoncojme rastet!!!

    Përgjigju
  • Korcari: 20/09/2024 21:32

    Te kam votuar gjithmone po ke dale kokrra e mashrltruesit nje legen politikan i degjeneruar me thuaj ca ke bere per shqiperine nje gje pozitive,

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/09/2024 21:04

    Humor Sureli

    Përgjigju
  • Ops: 20/09/2024 20:12

    Kur te ndalosh ti korrupaionin do ndalojme dhe ne ato

    Përgjigju
  • Sfungjeri: 20/09/2024 20:03

    Nje popull pa lek cash eshte i humbur , me mire ti paguajne me argjend ahaha , ceshte kjo Pune diktature dje dhe diktsture sot

    Përgjigju
  • Dokrra: 20/09/2024 19:54

    kryeminister rregullo kontributet vullnetare me page sa minimumi jetik jo sa punetoret e fasoneve me detyrim qe te paguajne me vetedije njerezit

    Përgjigju
  • Turi: 20/09/2024 19:43

    Kjp është politika e bankave që ti kenë të gjithë nën kontroll dhe njerëzit duhet të rrebelohen të paguajnë sa më shumë me lekë në dorë

    Përgjigju
    • Tatimet: 21/09/2024 06:34

      Nuk e ben per bankat, e ben per tatimet. Sa me shume te deklarojne bizneset, por edhe punetoret, aq me i larte tatimi. Ka borxhe te medha, te cilat i ka vjedhur, per te paguar. Biznesi i vogel 40% tatim, resortet e tyre edhe te gangsterave te tij nga 6%. Mire do ishte qe leku te qarkulloje neper banka sepse kapet me lehte pastrimi i parave qe jane 2 fish e gjysem me shume se produktit te brenshem bruto ( gjithe ekonomia) e Shqiperise. Dmth krimi i organizuar qarkullon te ardhura 2 fish e gjysem me shume se gjithe ekonomia e Shqiperise……

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?