Pajisjet për teknologjinë në zgjedhje, Nano në Report Tv: Të ketë garanci dhe për fshehtësinë e votës

18 Nëntor 2020, 11:41| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 14:58

  • Share

Përmes teknologjisë në zgjedhje do të minimizohen shanset për të dekonspiruar votën. Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ tregon avantazhet e një votimi elektronik.

“Tentohet të ketë një garanci lidhur me realizimin e disa parimeve të rëndësishme që është fshehtësia e votës. Edhe pse votuesi do jetë para një pajisje, kërkesa është që kjo pajisje të pamundësojë fotografimin e votës, qoftë vëzhgimin e saj nga personat e tjerë”, u shpreh Nano për Report tv.

Në mbledhjen e fundit KQZ shqyrtoi projektvendimin për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik. Nano sqaron se si do të identifikohen zgjedhësit në 25 prill.

‘Identifkimi elektronik nga njëra anë do lehtësojë punën në qendrat e votimit por nga ana tjetër do pamundësojë votimin më shumë se një herë nga i njëjti zgjedhës pasi identifkimi do bëhet përmes një pajisje, gjurmëve daktiloskopike, secili votues do duhet të ketë një mjet identifikimi biometrik që ka elementë sigurie dhe numra unik", vijoi ajo.

Pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik të votave do të përdoren nga jo më shumë se 20% të totalit të zgjedhësve.  Ato do të jenë offline për të shmangur rrezikun e ndërhyrjeve në rrjet dhe gjasat janë që të aplikohen në dy qarqe, të cilat ende nuk janë vendosur.

Me ngritjen e organeve të reja KQZ po punon për futjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në mbledhjen e pak ditëve më parë u është drejtuar 20 kompanive ndërkombëtare me eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në proceset zgjedhjeve që të prezantojnë një vlerësim mbi kostot financiare të sistemit dhe pajisjeve.

Ndërkohë që thirrjes së KQZ për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifkimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit i janë përgjigjur deri më tani 6 kompani.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?